Klithmat e shpirtit 24

Nuk zgjati shume makina e bardhe tip Ford, u parkua perpara shtepise tyre. Dritat e makines u fiken. Ema mbylli perden nga ku po shikonte dhe u kthye per nga Livia. "Erdhen" tha ajo. Livia mori canten dhe u nis para. Ndersa Ema shkoi ne banjo, beri nje tualet te lehte, pa syte e saj dhe per nje moment humbi ne shikimin me veten. I dukej vetja aq e poshter tashme, aq e piste, e ndyre dhe e pandershme. Hodhi nje veshtrim neper trupin e saj dhe ju kujtua fjala "Kurve", fjala me te cilen ofendonte femrat me te cilat shkonte burri i saj. Tashme ishte kthyer ne nje nga ato femra. Boria e makines ra fort dy here. Ajo u permend, mori canten dhe doli jashte. Mbasi u fut ne makin dhe u ul ne sendiljen e pasme, beshteti koken te xhami i makines dhe po qendronte e heshtur. U nisen. Dritat e rruges iknin shpejt mbrapa, dyqanet, njerzit, makinat... Me pas erresire dhe fusha te gjata qe shtriheshin perballe saj, e qe caheshin ne mes nga rruga. Udhetuan dy ore, derisa arriten ne destinacion. Ndaluan perballe nje vile te madhe, e cila ngjante si nje keshtjelle. U fshehen bashke me makine diku afer pyllit. Klienti do i lajmronte vete se kur mund te futeshin ne vile, me pare duhej te largoheshin njerzit e tjere qe ishin aty. "Mos harroni se duhet ta kenaqni kete klient ne maksimum, por mos harroni edhe videon, qofte edhe pak sekonda rregjistrim mjafton te jete gjate aktit" foli nje nga tutoret. "Do mundohemi" pergjigjet Livia. "E degjove? Do mundohemi tha" foli serish ai kete here duke qeshur. "Nuk duhet te mundoheni, por ta beni me patjeter, ndryshe e di ti se cfare peson" foli tutori tjeter, i cili ishte fjale pak, me i vrazhde edhe me serioz. Livia nuk foli me. Nxorri kamren nga canta dhe ja dha Emes ne dore. "Sigurohu ta besh dhe te moa rregjistrosh fytyren time" i tha ajo, si per ta shpetuar nga detyra qe duhet te bente, te bente seks me klientin, e mori vete persiper kete gje, duke i lene Emes punen me te lehte, te rregjistronte disa sekonda. "Mund te shkoni tani" foli serish tutori, i cili sapo mbylli telefonin. Ema mbeshtolli kamren me shallin e saj te holle dhe doli nga makina, Livia pas saj dhe u drejtuan ne kembe deri tek porta, e cila u hap vete. Para shtrihej oborri i gjate, me nje lulishte te madhe, me rrugicen me gure te vegjell, e ne fund ngrihej vila luksoze, pjeserisht e ndertuar me xham. Ema nuk kishte pare asnjehere shtepi te tille, ne Tirane kishte shtepi te bukura, pallate plot, por asnje shtepi qe i afrohej asaj shtepie. Filluan te ngjisnin shkallet dhe ne ate moment, nga dera e xhamit del nje burre pothuajse i plakur, me floke te bardhe edhe pse nga fytyra dukej i mbajtur. "Hmm bukuroshe sic me kishin thene" foli ai duke i shikuar te dyja nga koka te kembet. Livia filloi me lajkat e saj. Ndersa Ema ishte hutuar duke shikuar tavanet e shtepise. Burri i mori miqsisht nga krahu te dyja, duke shkuar te dhoma e ndenjes. Mbushi tre gota shampanje dhe me pas u ul mes tyre duke i prekur nga kofshat. "Po me thoni si quheni?" "Une jam Livia ndersa kjo eshte Ema" tha Livia plot entuziazem, thua sikur po kenaqej e ishte e lumtur. Ajo merrte vesh nga ai profesion, ndryshe nga Ema qe rrinte turivarur dhe e skuqur ne fytyre. "Une jam Franko" tha ai e me pas mori njeren gote nga tavolina, ndersa doren tjeter e mbante ne kofshet e Emes, e cila ne ate moment po ndihej teper keq. "Me cfare merreni zoti Franko?" guxoi ta pyes Livia, e cila pasi pa fytyren e Emes qe tregonte se ishte gati per te qare, ja mori doren nga kofshet e saj dhe e vendosi tek te vetat. Frankos i pelqeu ky xhest dhe u kthye per nga ajo. "Gjykates"... tha ai. Ne ate moment Livia sa nuk leshoi goten nga dora. E kuptoi se per cfare duhej te regjistrohej video. "Mjaft me fjale, le te vazhdojme ate per te cilen jemi ketu" shtoi Franko duke marr Livian nga dora e me pas Emen. U futen te nje dhome ngjitur dhomes se ndenjes. Nje shtrat i madh, nje akuarium ne fund te murit dhe drita e fikur. Dhoma ndricohej vetem nga dritat e akuariumit, qe shkaktonte nje ngjyre blu. Livia filloi te zhvishej, Franko gjithashtu, ndersa Ema shikonte Livian, e cila i bente shenje qe te zhvishej. Mbasi hoqi bluzen, ajo po vononte qellimisht te zberthente minifundin e xhinsit qe kishte veshur. Franko u afrua te ajo dhe filloi ta prekte, ndersa me doren tjeter po i zberthente kopsen e minifundit.
Powered by Blogger.