Klithmat e shpirtit 40
Teksa ecte ne rrugen per ne shtepi, here pas here kthente koken mbrapa. Ai imazh, qe per shume kohe i kishte dhene shprese, fytyra e tij e buzeqeshur, po behej gjithnje e me i larget. Kushedi nese do e shikonte me, nese do kishte nje mirupafshim apo ashtu sic kishte thene Santi, nje u pafshim sa me shpejt. Era ja mori floket dhe nisi t'ja perkedhel bashke me lekuren e fytyres. E ndjeu aq shume ate perkedhelje, sa buzeqeshi e lumtur. Me ne fund edhe nje dashuri per mua, nga ato te librave. Tha ajo me vete teksa ecte. Njerzit kalonin dhe krijonin nje zhurme te perbashket me peshperimat e tyre, me mermerimat e tyre, si ato gumezhimat e bletve ne koshere, me ate zhurme perziheshin edhe zhurmat e makinave, e hapave te njerzve, e eres, si nje sinfoni e jetes. Por a eshte e drejte? pyeti veten. Eshte e drejte te dashurohet me nje prositute? Une nuk jam mire perfundimisht. Tha edhe nje here dhe trishtimi ja mbyti serfish ate ndjesi lumturie qe kishte marr hov brenda saj. Qe kur kishte bere nje prostitute, i dukej sikur njerzit ne rruge e shikonin si te tille, madje arrinte te degjonte mendimet e tyre. Doli nga rruga dhe u fut ne nje lagje te qete, ku kishte pak njerez. Aty ndihej me e mbrojtur nga syte e botes. Sa me pak njerez, me shume qetesi. Sapo arriti ne shtepi, pa Livian e cila ishte ulur ne karriken prane tavolines dhe po tymoste nje cigare. Ashtu e menduar i hodhi9 nje veshtrim Emes, sikur po i thoshte me vjen keq. "Cfare ka? e pyet Ema dhe ulet prane saj. "asgje." u pergjigj Livia dhe u kthye per nga Ema. "He cfare ndodhi?" "Hic, asgje." u pergjigj jo e fundit dhe mori nje cigare nga paketa Malboro qe gjendej mbi tavoline. "Nuk e takove? "Ke?" "Djalin e parkut" "Po, e takova. I thashe lamtumire. Nuk do e takoj me, madje as sdo dal me nga parku" genjeu Ema. Liva buzeqeshi paksa e trishte dhe mbasi shkundi cigaren foli. "Mir bere. Nuk kemi jetge qe na lejon te shijojme dashurine" "E di" shtoi Ema pas saj. Me pas nje heshtje mbreteroi. "Po dal" foli Livia pasi mbaroi cigaren " Kam ca pune per te mbyllur" shtoi ajo dhe u ngrit ne kembe. Mori canten dhe ashtu pa thene gje tjeter doli jashte. Ndersa Ema vendosi koken ne tavoline dhe humbi ne mendime. Ditet kalonin. Liva nuk ishte me e njejta. Ishte me fjale pak dhe shpesh here mundohej t'i shmangte bisedat me Emen, shikimet, dhe gjithcka. Mbyllej ne dhome dhe flinte gjume, ndersa Ema ulej para televizorit dhe vriste kohen. Mes tyre gjithcka ishte ndryshe dhe Ema as qe mori guximin te pyste pse Livia sillej ashtu. Ajo menyre jete e kishte bere te mos e vriste me mendjen per askend, e njejta gje ndodhte edhe me Livian, qe dukej sikur nuk ja ndjente me per Emen, pavarsisht se shtrihej ne shtrat e qante per ore me rradhe. Dicka e cuditshme po ndodhte me Livian. Ema e kishte pikasur, madje e kishte humbur edhe besimin tek ajo qe kur ndryshoi sjelljen. Ishte ora 21:30 Livia nuk gjendej ne shtepi, si per cudi edhe dhoma e saj qe kycur. Ate nate, teksa perpiqej te qetesonte mendimet dhe te mos behej aq dyshuese, Emes i vjen ndermend fjala e Santit "U pafshim sa me shpejt" Mendoi, se i kishte bere sherbime cdo mashkulli per para, pse te mos e bente nje here gjithcka me mashkullin qe ja kishte ngjallur shpresen? Fundja perfundimi dihet, tha ajo dhe mori canten e doli jashte. Nuk zgjati shume dhe u gjend para deres se shtepise tij, e cila qe e kycur. U ul tek shkalla dhe po e priste. Ora po kalonte 22 e 15. Ne fund te rruges, ajo dalloi nje siluete qe po afrohej me duar ne xhepa. Qetesine e griste nje e fishkellyer, qe behej cdo here e me e afert
