Klithmat e shpirtit 37
Ishte ora 11 e paradites, kur ajo u zgjua dhe dalloi tavanin e drunjte, te kuqerremt prej llakut. Me pas pa se ishte mbuluar me nje batanije te holle, por e bute qe e mbante ngrohte. Kur pa oren, u ngrit rrembimthi dhe nxitoi te vishte takat. Do dilte me rruge ashtu, e veshur si nje pristitute, me ate minifundin e holle, te ngushte e te shkurter. "Pse nxiton?" foli ai, qe doli nga dhoma tjeter. "Duhet te iki, ndryshe mund te ndodhin gjera te pakendshme" foli Ema dhe u ngrit ne kembe. "Do qe te shoqeroj une?" "Jo jo, ke bere mjaft. Shume faleminderit" tha Ema. "Ma shperble me nje kafe dhe me shoqerine tende gjate asaj kafe" tha ai. "Ndoshta nje dite" foli Ema dhe u drejtua per nga dera. I uroi diten e mire dhe u largua, pa e pyetur as per emrin. Ai e veshtroi qe nga dera e hapur, derisa ajo u zhduk mes njerzve. Teksa ecte rruges, mallkonte veten se pse ishte aq e ftohte dhe indiferente ne te shumten e kohes. (Ti as nuk e pyete per emrin, as nuk i shtrengove doren ose t'i jepje nje perqafim ne shenje mirnjohje. Egoiste, ja se c'je) thoshte me vete. Me pas u fokusua te perplasja me Livian. Si do arrinte ta shikonte ne sy apo te sillej mire me te pas asaj qe pa. Pastaj u fut me thelle siperfaqes dhe nisi te llogjikonte. Nuk kishte faj Livia, fundja ajo nuk dinte gje, ajo ishte thjesht kukulla qe ai zgjodhi per nje nate, nje tjeter kukull. E serish behej lemsh me mendime. Acarohej me veten aq sa i vinte te qante. Me qindra mendime ne koke, me nervat qe i fryheshin si tullumbace e me pas shfryheshin shpejt sapo mendonte dicka tjeter, e pastaj frysheshin serish. U gjend para deres. Uli dorezen dhe u fut brenda. Livia ishte shtrire ne divan dhe po dremiste. Ema shkoi ne dush. Ashtu e veshur u lag e tera dhe u ul duke vendosur koken te gjunjet e saj. Lejoi lotet e kripur te shkriheshin me ujin dhe ndejti ashtu per nje cop kohe. Me pas u vesh me rroba te thata e te gjata. U fut poshte batanijes te divani ku ishte Livia. U fut mes kembve te Livias me bark dhe koken ja mbeshteti koken prane qafes dhe mbylli syte. "Erdhe me ne fund." foli Livia e pergjumur. "U bera merak" shtoi ajo duke e perqafuar. "Me perqafo fort" tha Ema dhe mori fryme thelle. "Pse ike ashtu mbreme?" "Do ta dish?" "Sigurisht qe dua ta di. Tutori yt u be merak, u friksua sepse mendoi qe u arratise. Marko me mori menjehere ne telefon. I thashe se do vije serish dhe u qetesua." foli Livia... "Me thuaj cfare ndodhi qe u zhduke ashtu si te kishe pare vete djallin?" "Ai personi qe po e bente me ty ne makine" "Cfare ka ai?" "Ishte ish burri im. Ai per te cilin te kam treguar." Livia levizi dhe doli drejt saj. "Po tallesh?" "Jo" "Pse nuk me tregove? Une s'do kisha shkuar kurre me ate po ta dija" "Nuk kisha kohe. Vrapova jashte sapo e pashe. Kisha frike mos me njihte, do behej nami, do perfundonte me ndonje kazan plehrash me ndonje plumb ne koke. Nuk e doja kete, pavarsisht sa keq me ka bere, ai eshte dashuria ime e pare. Nuk dua ta shoh aq keq" tha Ema e trishtuar. "Do flas me Markon. Do i kerkoj te mos punosh nje jave per kete arsye. Ai ka frike nga te tilla gjera dhe do pranoje" tha Livia. "Dakort. Tani heshtim. Dua te rri me ty perqafuar." foli Ema dhe mbylli syte. Kaluan disa ore dhe Liva bisedoi me Markon, i cili ra dakort qe Ema te mos dilte kete jave. Madje ai shkoi edhe me larg se kaq. Mbasi bisedoi me miq te tij ne Angli dhe u interesua per shume gjera. Telefoni serish Livian. "Me shume mundesi do nisesh per Angli, ti me shoqen tende." Livia u shtang. "Atje ka nevoje per njerez, ka shume kliente dhe paguhet me teper" shtoi Marko. Livia mbylli telefonin dhe shkoi ne shtrat duke qare. Tmerri sa vinte dhe shtohej, ne vend qe te paksohej. Kur mendonte se do ikte larg vajzes saj, nuk llogjikonte dot me. Pastaj e dinte se cfare ndodhte me prostitutat ne Angli, per pak muaj pune me pas transferoheshin neper vende te varfra dhe ku nuk kishte as limite. Me pas mendoi per Emen. "Eshte koha per tu larguar" tha ajo dhe ndermend verviste lloj lloj planesh per tu arratisur.
