Klithmat e shpirtit 4

U akomodua te nje hotel i lire thelle nje lagje dhe filloi te bente telefonata per te zene nje vend ku te fuste koken per te pakten nje muaj, e me pas te gjente nje pune dhe te ndertonte jeten e saj prej nga fillimi. Ate nate, para se ta merrte gjumi, qau rreth dy ore. "Do jete mire ai?" pyeste. Me pas mendonte nese ai po ndihej keq apo akoma nuk ishte kthyer nga shtepia si gjithmone, apo valle as qe e ka ndjere mungesen e saj. E pastaj fillonte serish te qante. Merrte telefonin, formonte numrin e shtepise, e me pas e fshinte dhe kafshonte duart e saj. Here conte gjithcka ne dreq dhe here kthehej serish mendonte nese po vepronte mire. Mengjesin e se nesermes. Nje dite me shi, gje qe asaj i sillte trishtim. Shiu per te ishte imazhi dhe fytyra e trishtimit. Doli jashte nen cadren e verdhe me bisht te kuq dhe u drejtua per ne adresen ku kishte lene takimin e pare per te biseduar rreths shtepise me qera. Ne ditet me shi, gjithmone vishej me ngjyra te ndryshme, si per te larguar vemendjen nga grija e shiut. Mendonte se trishtimi shkaktohej nga shiu, por nuk e kuptonte se trishtimi nuk ka lidhje aspak me shiun, ishte ajo qe cdo gje e bente te dukej e trishte. Shtepite ne Rome ishin me shtrenjte se ne provincen ku ajo kishte jetuar, ndaj sapo i thonin cmimin ajo largohej duke thene se nuk i pelqente ambjenti. Vendet qe ishin lire, ishin neper zona te thella me njerez jo aq te sjellshem, te cilet i shprehnin edhe mundesine, qe qerane mund ta paguante edhe ndryshe. Nuk e kishte menduar se do te ishte aq e veshtire per te gjetur nje shtepi me qera dhe per me teper me ate cmim qe ajo kishte menduar. Ema kerkoi per tre dite me radhe per shtepi, por pa sukses. Diten e katert, dite si ato qe shiu pushon dhe dielli fillon ngjyros horiztontin me driten dhe ngrohtesine e tij. Kerkoi ne kater vende por pa sukses dhe filloi te humbiste shpresen, mendoi se do perfundonte duke u kthyer serish te Bledi. Takimi i fundit qe i kishte mbetur, ishte ne qender te qytetit. Per nje moment mendoi te hiqte dore, kur nuk kishte gjetur me ate cmim qe donte ajo larg qendres, nuk do e gjente ne qender, por meqe kishte rrugen andej mendoi te shkonte nje here, fundja nuk humbiste gje. Mbasi i ra perqark asaj zone ne kembe per rreth tridhjete minuta, arriti ta gjente lagjen qe kerkonte. Trokiti ne deren e shtepise dhe perpara i del nje burre rreth te tridhjetave, i cili po mberthente kemishen. "Po?... Me cfare mund t'ju ndihmoj?" e pyet ai nderkohe qe mberthehej duke nxituar. Ema ul syte dhe me pas tregon lajmrimin ne gazete "Kemi lene nje takim per te biseduar per shtepine me qera" thote ajo por djali futet brenda ne shtepi dhe me pas del duke ndejtur me nje kembe e ne kemben tjeter mundohej te mbathte kepucen. “Ah po. Shiko, une po nxitoj per diku dhe jam vone. Nese deshiron mund te me shoqerosh dhe gjate rruges mund te bisedojme” tha ai nderkohe qe lidhte lidhset. Ema heshti per pak dhe po mendohej. Ishte ne medyshje nese ta shoqeronte apo jo dhe ne cdo moment qe mendonte, i nderhynte nje ze i brendeshem, ndergjegjja e imponuar “Po sikur ta marri vesh Bledi” “Dakort” u pergjigj ajo dhe beri nje hap mbrapa. Ai doli nga shtepia duke veshur nje xhakete. Kyci deren dhe u drejtua per tek makina e tij ngjyre e zeze, e cila ishte teper e shtrenjte. Ne fillim i hapi deren Emes dhe priti derisa ajo u fut brenda dhe u ul, me pas mbylli deren. U fut edhe vete dhe u nisen. Makina mbante nje arome te mire dhe ishte teper e paster brenda. Asaj i dukej vetja sikur po e bente pis me prezencen e saj ngaqe nuk ishte mesuar me te tilla gjera. “Nga jeni ju?” e pyet ai nderkohe qe drejtonte makinen dhe rregullonte floket duke shikuar ne pasqyre. “Albania” pergjigjet Ema dhe burri kthen koken menjehere. “Aha Albania. Nuk me pelqejne Shqipetaret, jane te pabese. Ikin pa paguar qera dhe per me teper edhe vjedhin gjerat qe jane brenda ne shtepi” tha ai. Ema heshti. Ishte e bindur se ishte thjesht nje tentative e deshperuar se kurrsesi nuk do e merrte ate shtepi me qera. “Por femrat jane me ndryshe” shtoi ai duke buzeqeshur. “Mendoj se njerzit duhet te gjykohen si individ, jo si rrace, gjini, kombesi apo ngjyre” tha ajo dhe ai kthehu koken per nga ajo. “Me pelqen kjo qe the.” tha ai dhe ndaloi se foluri nderkohe qe futej ne nje kryqzim. “Shtepia eshte e juaja” shtoi me pas. “Me cfare cmimi?” “Sa te kesh mundesi. Ato lek ne muaj me ikin vetem coarape dhe kravata. Dua thjesht dike qe te kujdeset per shtepine qe te mos rri mbyllur” tha ai dhe ndaloi para nje pallati. “Eja neser te marresh celsat dhe te akomodohesh. Mos harro te sjellesh edhe dokumentat dhe lejen e qendrimit” shtoi e me pas doli nga makina. Ema doli pas tij dhe lejoi qe ai t’i shtrengonte doren.
Powered by Blogger.