Klithmat e shpirtit 36

Kur ke nevoje per nje perqafim, jo thjesht nevoje, por deshperimisht nevoje per nje perqafim, perqafon edhe nje te panjohur, me shpresen se do ta kthej perqafimin. Kete ndjesi jane te pakte njerez qe e ndjejne, shumica stepen se ke do perqafojne, ndersa te paktet dorzohen ne krahet e kujto, vetem per tu ndjere te dashur, te perqafuar. Keta jane njerez qe kane vuajtur fort, qe jeta i ka perplasur fort ne dyshemen e saj. Ema ishte nje nga ata te pakte njerez, qe kishte vuajtur fort, ose ate vuajtje qe kishte ndjere, e kishte ndjere me shpirt. Shume njerez mendojne se vuajn, por ne fakt thjesht dorzohen ne krahet e trishtimit dhe jeta i behet monotone, kete e quajn vuajtje. Vuajtja ka shtigje te tjera, me te ngushte, me te gjate, me te ftohte. Ndoshta prej kesaj ndjenje, per te mbushur ate horizont te madh bosh, qe i ishte krijuar ne shpirt, ajo u dorzua ne krahet e tij. Ai nuk e pyeti se cfare kishte, ne ate moment ju duk e tepert, vetem e mbeshtolli ne krahet e tij, koken e saj e ngjeshi fort ne krahrorin e vet dhe i peshperiti ne vesh se nuk ishte vetem. Ema u ndje e mbrojtur. Ne krahet e tij gjente ate qe nuk e kishte gjetur te asnje mashkull, qetesine dhe sigurine. Megjithate ndihej keq. Per here te disaten here, qielli i qe shembur ne koke. Sa here mbyllte syte, i shfaqej fytyra e Livias, e mbeshtetur ne xhamin e makines. Ecen ne nje rruge te gjate, te shtrura me gure lumi, qe ngjitej drejt nje kodre te vogel. Ne fund te asaj rruge, ndaluan. U futen tek shtepia e tij dhe sapo drita u ndez ajo u dashura me ate ambjent. Gjithcka ishte e veshur me dru, muret, tavani, dyshemeja. Divanet ishin te drunjte e te zdrukturuar me forma te bukura e me lule, kolltuqet gjithashtu, tavolina ne mes dhomes e mbuluar nga fletet e bardha te haperdara kuturu. Pikturat ne mur i jepnin nje ngrohtesi edhe me te madhe asaj shtepie, qe ishte e vogel, por teper e bukur. "Po te pergatis nje caj" tha ai dhe shkoi per nga guzhina. "Me mire ndonje alkool te forte" nderhyri Ema dhe u ul ne divan. "Jo, do pijme caj" kundershtoi ai dhe vazhdoi te bente ate qe nisi. Ema nuk foli me. U hutua duke shikuar shtepine, aq sa harroi per pak momente ndjesine e keqe qe perjetoi. "Jeton vetem?" "Po. Kam nevoje per vetmi qe te bej ate qe bej." ja kthen ai qe nga guzhina. "Cfare ben?" e pyet ajo kureshtare. "Shkruaj. Kam botuar dy libra" pergjigjet ai. "Nuk e dija." tha Ema. "Do me pelqente t'i lexoja" "Me mire jo." "Pse?" "Sepse do me urreje. Jam tip teper i trishte. Nuk dua te lexosh gjera te trishta te shkruara nga nje njeri i trishte" "Atehere pse shkruan kur nuk do qe t'i lexojne ato qe shkruan" "Sepse nese nuk shkruaj, xhindosem, behem nevrik, e kam si cigaren" "Atehere dua t'i lexoj, le te trishtohem, nuk ka gje qe me trishton me mua" foli Ema e demoralizuar. Ai u ul prane saj me filxhanin e cajit ne dore dhe i nguli veshtrimin ne sy, si per te analizuar ate qe ajo percillte me shikimin e saj. "E di qe arrij te kuptoj njerzit nga syte?" tha ai dhe nuk ja hiqte shikimin, as ajo. "Cfare sheh ne syte e mi?" e pyet Ema. "Rrenim, keshtjella te shembura, varrimin e shpreses, jo trishtim, por dhimbje. Gjithashtu nje deshire per tu arratisur, per te ikur larg gjithckaje, por qe nuk ekziston nje vend i tille dhe ti e di kete, kjo gje te ben te kesh sy te tille" foli ai. Ema buzeqeshi lehte. "Pothuajse me kupton" shtoi ajo pas tij. "Syte tregojne shume, por gjithashtu fshehin shume. Ti fsheh gjerat e mira dhe nxjerr ne pah ato te trishtat" "Ndoshta nga frika" tha ajo. "Frike? Prej kujt?" "Nga njerzit. Nga ata qe behen te rendesishem, lendojne fort" pergjigjet Ema dhe mori filxhanin e cajit ne dore. Ate nate biseduan gjate. Deri ne lindjen e djellit. Lodhja i solli gjume. Gjumi i zuri ne te njejtin divan. Te parin ate, ndersae pas Emen, e cila perfitoi nga pavetdija e tij dhe u struk aty, ngjitur ne krahun e tij.
Powered by Blogger.