Klithmat e shpirtit 41/41

Ema u ngrit ne kembe. Ai e dalloi nga drita e verandes dhe shpejtoi hapat. "Po ti ketu?" foli ai qe nga poshte shhkallve. "Me the qe doje te me shikoje sa me shpejt dhe erdha" foli Ema paksa e turperuar. Nuk kishte pasur kurre aq ndrojtje sa nje ate moment, as kur e kishin zhveshur e as kur e kishin pare te zhveshur lloj lloj meshkujsh. "Bera gabim?" e pyet ajo. Ai buzeqeshi dhe filloi te ngjiste shkallet. "aspak. Me gezove shume" foli kur u gjend prane saj. U futen brenda dhe u ulen prane njeri tjetrit ne divan. I kishte te qarta qellimet pse kishte shkuar aty. Ta perqafonte, ta puthte e te bente dashuri me te, edhe pse do ishte hera e pare dhe e fundit ndoshta. Edhe ajri elektrizonte ne ato momente. Ema nuk e zgjatyi shume dhe vendosi doren e saj mbi doren e tij. "Nuk e kam bere ndonjehere kete gje qe po bej tani, keto fjale qe do them s'ja kam thene askujt e para dhe nuk e di si do reagosh." foli Ema me zerin qe i dridhej. Santi u kthye per nga ajo. Mori doren e saj dhe e mbeshtolli me te veten. "Me thuaj" tha ai ne nje menyre qe tregonte se ishte i gatshem ta degjonte. Ema heshti per pak dhe nguli shikimin ne syte e tij. "Bej dashuri me mua" foli ajo dhe Santi sa nuk u mbyt me peshtymen e tij. Ndryshe nga cdo mashkull qe ajo kishte kaluar, ai nuk e trajtoi si nje prostitute. Nuk e mori nga floket dhe t'ja ngjeshte fytyren aty ku e benin te gjithe, as nuk e ktheu mbrapsht e ta bente si shumica, as nuk e rrahu, as nuk e shau. Nuk tha asnje fjale. Mbylli syte dhe buzet e gjeten rrugen vete. Rrobat rreshqiten ngadale neper trup derisa rane poshte dhe trupat u mbuluan me duar, me perqafime, me rreqethje. Ai e puthi per shume gjate, e ledhatoi aq embel sa arriti edhe ta bente te qante edhe pse ai nuk e vuri re. Ajo ndjenje aq e dashur, e ben te qantge, siduket i shkrin akullin qe i kishte zene shpirti. Ajo nate qe e gjate. Ben dashuri serish e serish. Ajo qe ndjenja me e bukur qe kishte perjetuar ndonjehere. Ishte ora 4 e mengjesit kur te dy po qendronin perqafuar. Gjumi nuk behej fjale te futej mes tyre. "Do perseritet?" e pyet ai. Ema heshti per pak. "Po, pse jo" u pergjigj ajo dhe afroi koken ne kraharorin e tij. Ai nuk foli me, mjaftonte aq, te dinte se ajo do ishte aty per ta dashur. Nuk folen gjate ate nate. Dashuria mbajti nje fjalin teper te gjate dhe mjaftoi per te thene gjithcka qe duhej thene. Ate mengjes ndejten bashke. Me pas fjeten rreth ores 6 te mengjesit. Dhe pasdfitja i gjeti ne shtrat serish. Kur po largohej, Ema e perqafoi fort. Ai hoqi varsen e tij dhe ja vendosi ne qafe. Me pas u perqafuan serish e u ndane duke thene shihemi sa me shpejt. Kur arriti ne shtepi, Ema pa se dhoma e Livias qe hapur. Rrobat ishin te shperndara neper dhome dhe nje rremuje e madhe kudo. Valixhja e kuqe nuk ishte. Kur shkoi ne dhomen e ndenjes, ajo pa nje leter mbi tavoline, ku qe shkruar : Mos me mbaj inat. Nuk gjeta dot tjeter rruge. Lamtumire. Nuk zgjati shume, qe dera te binte fort disa here. Kur e hapi, Ema vuri re Markon qe ishte xhindosur dhe dy burra te tjere qe nuk i kishte pare ndonjehere. "Merreni" tha ai dhe njeri e kapi nga flkoket e tjetri nga kembet. Ema nuk dinte se ku po shkonte. E vetmja gje qe dallonte ishte se po ecnin shume shpejt dhe bagazhi i makines vinte ere te keqe. Mbasi e udhezuan mire se cduhet te bente per te arritur ne Angli, e futen ne nje kamion ku kishte edhe disa vajza te tjera e me pas erresire. Kaluan shume ore udhetim. Me pas u degjuan zera nga jashte. Ashtu e pergjumur dhe me syte e frfyre nga te qarat, ajo mbante vesh se cfare thonin. Nuk zgjati shume dhe dyert e kamionit u hapen. Disa njerez me kapuc te zinj e me arme neper duar ishin jashte. Ajo kuptoi se ishin polic kur prane tyre u afruan edhe disa te tjere me uniforma policie. Disa vajza nisen te qanin, e te tjera perqafonin njera tjetren, ndersa Ema ngeli e shushatur. Kishin kaluar 3 vite qe nga ajo dite dhe jeta ne shqiperi mbante akoma ato shenja qe i la ajo periudhe ne itali. Por ajo cka i la me teper shenje, ishte ajo nate prane Santit. Nje vajze te vogel. Edhe pse e kishte frike ate vend, ate qytet, ajo ishte kthyer aty. Kishte kerkuar ne shtepine e Santit, por i qe pergjigjur nje vajze se ishte gruaja e tij dhe Ema i kerkoi t'i thoshte vetem se stoli ne park qe kalbur dhe kishin vendosur nje te ri. U largua nga aty dhe u nis serish drejt shqiperise, ku vendosi te jetoi e vetme, pa meshkuj ne jeten e saj, edhe pse Bledi e kerkoi serish ajo nuk e pranoi. Kishte nje dashuri ne zemer dhe do jetonte perhere me ate ndjenje, bashke me vajzen e saj.
Powered by Blogger.