Klithmat e shpirtit 5

Mbasi u nda nga djali qe i premtoi shtepine, pa ja mesuar akoma emrin, Ema u nis per ne hotel. Nderkohe qe ecte mes njerzve, ajo mendonte se cfare do bente tani e tutje. Nuk ishte mesuar te kujdesej per veten, veten ja kishte dorzuar dikujt vite me pare qe te kujdesej, i kishte besuar atij jeten e saj, madje ishte bere e burgosur per te dhe ai person kishte bere te kunderten. E tani nuk dinte si te kujdesej per veten. Dikur kishte endrra. Po, Ema kishte enderruar mjaft dikur, kur ishte vetem 18 vjece ajo kishte enderruar te behej nene nje dite, te kishte nje krijese te sajen e te kujdesej per te, sigurisht, me Bledin krah saj. Por per disa vite me radhe, madje vetem disa dite para se ajo te vendoste te largohej, i kishte rithene per te disaten here Bledit qe te kishin nje femije, me shpresen se nje femije do i bashkonte serish sic ishin dikur, por ai gjithmone i pergjigjej se nje femije eshte nje problem me teper dhe per momentin kishin mjaft probleme. Plot endrra te tjera te saj, qe i kishte ndrydhur per hir te dashurise, edhe pse ishte ajo dashuri qe e kishte bere te krijonte ato endrra. Disa lot i rreshqiten nga syte nderkohe qe ecte. Ne mos e gjitha, ajo pjese e jetes kishte qene vetem nje genjeshter, nje iluzion dhe kjo e bente te ndihej keq. "Mjaft qave idiote" tha me vete nderkohe qe fshin lotet. Ne ate rruge te gjate, te madhe, ajo ve re se nuk ishte vetem. Rruga ishte e mbushur me njerez qe kishin te njejtin shikim, te njejtin drite ne sy, nje drite e zbeht qe tregonte perendim. Njerez ne kerkim te vetes. Ema kupton se te gtjithe kane nje dram ne jete, qe ja ka shkundur mire shpirtin, qe ja ka derrmuar shpresen dhe ndjenjat, por gjithashtu kuptoi se njerez te tille nuk jetonin ashtu sic nje njeri duhet te jetoi, por jetojne per te vdekur, duke pritur diten kur vdekja do i perkundte ne krahet e saj. Kuptoi se e tille ishte edhe ajo, nje njeri qe priste vdekjen, edhe pse kishte tentuar disa here qe ta kerkonte vete ate, e kishte deshiruar aq shume kur qante ne banjo, kur strukej ne qoshen e dhomes dhe me thiken ne dore mundohej te gjente guximin te kepuste damaret. Fundja te gjithe jemi njesoj, perplasemi ndonjehere aq fort nga jeta, sa humbasim edhe arsyen, e ndonjehere mendjen. Rremuja, zhurma dhe gjalleria e nje Kryeqyteti si Roma, e benin Emen qe ndonjehere edhe te humbiste mendjen nga ajo qe po i ndodhte. Nuk mendonte asgje, vetem ecte dhe lejonte zhurmat qe t'i mbysnin mendimet. Dritat e rrugve kishin filluar te merrnin me teper fuqi ndaj drites se dites, mbremja po afrohej pak nga pak per te shtrire mantelin e saj te zi ne horizont. Ema shkoi ne hotel dhe u shtri. Ne mendje akoma kishte aromen e makines se djalit qe do i jepte shtepine me qera, rehatine e makines dhe qetesine qe ai njeri percillte, fundja nuk kishte pse te vriste mendjen se i duhej te paguante ushqimet per muajin e ardhshem, qeran, apo taksa, madje nje mashkull si ai, aq i pasur, as nuk i paguante ndonjehere vete te tilla gjera, te tjere njerez kujdeseshin per keto gjera. Sa zili e kishte jeten e tij, pasurine dhe rehatine. Me pas u ndje e trishte, sepse kuptoi se ishte bere lakmitare, se lumturine e shikonte te arritshme vetem nepermjet lekut. E shtrire ne shtrat, me driten e fikur dhe me qetesine, qe me melodine e saj ngacmonte te mendimet dhe shkaktonte nje gjendje melankolie, Ema filloi te kthehej serish ne kohe. Ne kohen kur leket nuk percillnin lumturi, kur dashuria ishte epiqendra e lumturise, kur lumturine e gjente tek gjerat e vogla, te nje shtrengim dore, nje buzeqeshje, perqafim apo edhe nje fjale e vetme. U kthye pas ne kohe, kur endrrat e saj ishin vetem krahet e dikujt dhe qendrimi ne ato krah per te gjithe jeten. Dhe nderkohe qe mendonte keto gjera filloi te qante, per vdekjen e saj, per varrosjen qe i kishte bere njeriu qe e bente te ndihej gjalle dikur. Lotet, duke rreshqitur nga faqet, i shkuan neper qafe e deri ne mesin e gjoksit. Aq shume qau sa lotet nuk i dilnin me. Floket i ngjiteshin ne fytyre e u perzienin me lotet. Ndersa ne kraharor, ne shpirt kishte ate ndjenjen e asgjese, nje boshllik qe nuk kishte fund po te bije ne te. Dhe ajo ashtu ndihej, sikur ne brendesine e saj kishte nje univers, por bosh. Ndjenja e vetmise, e zhgenjimit, e deshperimit, e benin te mos e donte jeten. Ishte po ai njeri, qe dikur ja mbushi shpirtin me dashuri, ja zgjeroi ate me dashurine qe e beri te ndjente, e me pas ja shteroi, ja beri shpirtin bosh dhe te madh, por bosh, shume bosh. Mbasi qau, ajo shkoi ne banjo dhe futi gishtat ne goje duke i cuar deri ne fyt. E bente kete gje cdo here qe qante, nuk mjaftonin lotet per te nxjerr trishtimin qe ndjente brenda vetes. Me pas, filloi te zhvishej. Hoqi bluzen e me pas uli xhinsat dhe hapi dushin, u ul ne pllaka duke ndjere ujin qe i mbulonte trupin me ngrohtesi. I pelqente aq shume ajo ndjenje, ndihej e perqafuar. Ngushellonte veten me ngrohtesine e ujit qe te mbeshtjell trupin, me ngrohtesine e perqafimit qe te mbulon shpirtin. Sa shume kohe kishte kaluar pa njdere nje perqafim, e vetmja gje qe kishte ndjere ishin duart qe dikur e perkedhelen, ta godisnin, ato buze qe dikur i kishin shprehur dashuri, e kishin share dhe i kishin thene fjalet me te ndyra. Hapi kembet, mbylli syte dhe filloi te prekte veten, duke u zhytur ne mendime perverse. Ajo ndjesi qe ndjente ne ate moment, pak a shume e benin te mos ndihej aq vetem dhe e braktisur. Mbasi u masturbua dhe arriti ne kulmin e kenaqsise, ajo qeshi dhe e beri me shpirt, por thjesht disa sekonda kenaqsi, asgje me teper, e megjithate ate ndjesi qe ndjente me veten nuk e kishte ndjere as me Bledin. Kur doli para pasqyres, arriti te shikonte veten se sa kishte ndryshuar, gje qe nuk e bente prej kohesh, nuk e shikonte veten, nuk e vinte re veten dhe as jeten e saj. "Eshte koha te ndryshoj dhe te jetoj" tha ajo duke i buzeqeshur vetes.
Powered by Blogger.