
Pasqyrimi i saj ishte dikush tjeter, jo ajo vete. Ajo nuk e gjente veten ne ate qe shikonte ne pasqyre, nuk kishte asnje ngjashmeri me Emen, ishte dikush qe e kishin bere, dikush e shendrruar, e programuar. Si mund te jete vetvetja nje femer te ciles i tregon se cfare duhet te vesh, se si duhet t'i mbaje floket, te mos lyhet, te mos kujdeset per veten ashtu sic ajo do? Mund ta privosh nje femer te mos jete femer? Ajo mori buzkuqin, ngjyrosi me delikatese buzet, me pas i ferkoi me njera tjetren dhe buzeqeshi. Pudrosi fytyren, beri syte me rimel dhe me pas mori gersheret ne duar. Perfundimi, nje femer e re, qe dukej si nje grua, filloi te dukej serish si vajze! Sipas Bledit, ajo nuk kishte pse behej e bukur, nuk kishte pse te vishej bukur dhe te kujdesej per veten sepse askush nuk do e shikonte pervec tij dhe atij i mjaftonte qe ajo te ishte ashtu, sic ai donte. Floket e saj te zi si nata pa hene, gjendeshin te perhapur neper pllakat e banjos. Tani ajo ishte ajo qe ajo donte te ishte, jo dikush qe ishte sic donte dikush tjeter. Modeli i flokve ndryshe, tualeti qe beri dhe pozimi lakuriq para pasqyres, e kishin ndryshuar nga ajo femra qe ngjante si tridhjetvjecare, por serish mungonte dicka, keshtuqe ajo provoi disa buzeqeshje, duke filluar qe te ato te lehtat me lakim buzesh me grade te vogel, te ato me grade maksimale, me dhembe jashte, me bashkpunim me syte, por serish nuk plotesohej ajo qe mungonte. Ema pa syte e saj dhe kuptoi se aty nuk kishte drite, vetem pergjumje dhe transmetim trishtimi dhe per te ndezur serish ate drite, nuk duhej vetem buzeqeshja e shtirur, por dashuria ndaj vetes. Ajo duhet te fillonte te donte veten dhe te kishte besim tek vetja, jo duke e ndryshuar ate me buzkuqe dhe tualet, por ate qenien e saj ta mbushte me force dhe te cante perpara. Gjumi e kishte zene ashtu te pudrosur dhe lakuriq ne shtratin e hotelit ne buze te rruges Bergamo. Kur u zgjua ne mengjes dhe doli para pasqyres pa se kishte qare ne gjume dhe lotet i kishin prishur taletin. U rregullua serish, mori valixhen e vogel dhe doli nga dhoma, me pas ne rruge dhe u drejtua per te shkuar ne shtepine e re. Teksa ecte rruges, mundohej te buzeqeshte sa me shume dhe sidomos kur dikush e shikonte. Ndihej si nje zog qe ka ndejtur per shume kohe ne kafaz dhe tani qe ishte i lire fluturonte si i cmendur ne hapsire. Ne fillim mendoi te merrte nje taksi per te shkuar ne rrugen Palermo, atje ku ishte edhe shtepia, por me pas vendosi te ecte ne kembve, te ndiqte harten turistike te qytetit per te shkuar ne rrugen Palermo. Donte ta shijonte ate liri per te bere c'te donte ajo dhe i dukej aq bukur, te besh c'te duash pa e vrare mendjen se mos rrihej apo shahej. Mbasi eci dhe shijoi ndretesat antike te Romes, Ema u gjend ne rrugen palermo. U afrua tek shtepia e djaloshit dhe mbasi trokiti disa here, nje nga sherbyeset i hapi deren. Ema i shpjegoi se kishte biseduar me pronarin e saj ne lidhje me shtepine dhe sherbyesja ju kthye se Marko, e kishte porositur se mund te vinte nje vajze per shtepine keshtuqe i dha celsat e shtepise. "Ti je e re ketu?" e pyeti sherbyesja. Ema e pa e cuditur dhe nuk e kuptoi ne c'kuptim e tha. "Po" u pergjigj ajo dhe me pas u ndesh me shikimin e sherbyeses marokjene qe e pa nga koka te kembet e me pas mbylli deren. Rrotulloi dy here celsin ne anen e majt dhe shtyu deren. Perpara u shtri nje korridor i gjate me muret me piktura te varura, me tutje nje tavoline e vogel me nje vazo porcelani mbi te dhe brenda ne vazo disa lule te freskta qe dukeshin qe ishin vendosur ate dite. Ema u cudit, por me teper u cudit kur ne dhomen e ndenjes, pa nje valixhe te kuqe dhe nje te zeze, ndersa ne toke dy corape meshkujsh, me tutje nje pal sutjena. Kerkoi neper dhoma por nuk ishte askush. Guxoi te hapte njeren nga valixhet dhe pa rroba meshkujsh. Ne ate moment u degjuan te qeshura nga banjo ne fund te dhomes. Dera e banjos u hap dhe prej aty doli nje djale rreth 25 vjec me peshqir mbeshtjellur nga mesi deri te gjunjet. Ai pa Emen, me pas ktheu koken mbrapa, nga banjo doli dhe nje vajze me floke ter lagur dhe vetem me mbathje te veshura. "Me siguri kjo eshte ajo e reja per te cilen me foli Marko" i tha ajo me ze te ulet djalit. Ema kishte ngrire dhe here shikonte vajzen e zhveshur qe nuk e vriste mendjen se ishte lakuriq, e here shikonte djalin qe e shikonte nga koka te kembet.