Klithmat e shpirtit 7

Nderkohe qe Ema shikonte e cuditur dy te huajt qe ishin ne shtepine qe asaj i ishte premtuar nga Marko (pronari i shtepise), dy te huajt shikonin Emen nga koka te kembet, e me pas nga kembet te koka, si te ishte nje objekt ne shitje dhe po vlersonin nese ja vlente me ate cmim apo jo, ne kete menyre shikonin. Vajza qe ishte me djalin, u kthye ne banjo e me pas doli e mbeshtjelle me nje peshqir. "Ti duhet te jesh ajo shqiptarja apo jo?" e pyet ajo Emen duke u afruar drejt saj. "Po" pergjigjet Ema e cuditur. "Me foli Marko per ty, nuk e dija qe do vije sot dhe kerkoj ndjese per kete situate te sikletshme" tha serish. "Une jam Livia, ky eshte miku im Andrea" shtoi me pas duke u kthyer per nga djali, qe qendronte krah Livias, me trupin e zhveshur nga mesi e lart, plot muskuj. (Miku? Miqt nuk lahen bashke e aq me teper te rrijne zhveshur para njeri tjetrit" mendoi Ema me vete. "Une quhem Ema" "Nuk e dija se kishte banor te tjere ne kete shtepi" shtoi Ema me zerin e saj te ulet qe me zor degjohej. Livia buzeqeshi nderkohe qe qendronte afer Emes. "E ke gabim, nuk ka banore te tjere, jemi vetem ne te dyja" tha Livia. "Andra thjesht kaloi per nje vizite dhe tani do largohet apo jo Andrea?" vazhdoi te thoshte Livia nderkohe qe ktheu koken nga Andrea, i cili sapo degjoi Livian te thoshte ashtu pohoi me koke, mori valixhen e tij dhe shkoi ne dhomen tjeter te vishej. "Do jetojme bashke?" e pyeti Ema. "Po, ashtu si ti edhe une kam nevoje per nje shtepi, pasi shtepine time ma konfiskoi banka. Do ja kalojme mire, une i kam shume qef shqiptaret" tha Livia dhe kjo gje e beri Emen paksa me te qete, plus faktit qe Andrea s'do jetonte aty. (Fundja s'kam ku shkoi tjeter, dua s'dua nuk kam cfare bej) mendoi Ema nderkohe qe shikonte Livian, qe i buzeqeshte. "Une po shkoj" tha Andra qe doli nga dhoma bashke me valixhen e tij. "Mirupafshim Ema" tha ai mbasi pershendeti Livian. Ema nuk foli fare, vetem buzeqeshi sa per sy e faqe. "Atehere, eja me trego per veten" i tha Livia duke e kapur perdore dhe u ulen ne divan. Emes i dukej sikur Livia nuk kishte vuajtur ndonjehere ne jete, kishte buzeqeshur gjate gjithe kohes qe Ema ishte aty ato pak minuta dhe cdo gje e merrte me te qeshur dhe me sportivitet. "Une quhem Emanuela, shkurt Ema. Vij nga Tirana, domethene jam shqiptare. Jam 23 vjece dhe... dhe kaq" tha Ema pa ditur te shtonte gje me teper. "Je ne shkolle? Ne pune? Me cfare merresh?" e pyet serish Livia si natyre kurioze qe ishte, apo kushedi e shtynte me teper interesi per te mesuar cdo gje rreth Emes. "Shkollen e lash, erdha ne itali me te fejuarin" u pergjigj Ema. "Po ai ku eshte?" "Nuk e di, shpresoj ta kete shtypur ndonje makine" Livia qeshi dhe me pas nisi te tregonte per jeten e saj, qe kishte ngjashmeri me ate te Emes, vetem se paksa me e veshtire. "Si ja ben te jesh kaq e lumtur dhe e qeshur?" e pyeti Ema, me shpresen se mos mesonte edhe ajo te ishte e tille dhe jo gjithe kohes e trishte e me lotet gati per t'i leshuar. "Shijoj jeten dhe kaq, nuk e vras mendjen per asgje pervec vetes. Fillo te duash veten dhe do shikosh sa e lumtur do jesh." pergjigjet Livia duke i buzeqeshur dhe duke i larguar floket Emes nga syte. "Je teper e bukur per te qendruar e trishte dhe turinjvarur" shtoi dhe i dha nje buzeqeshje me te madhe. Te duash veten eshte hapi drejt lumturise per te mos thene apsolute, por drejt nje lumturie qe zgjat dhe eshte e veshtire ta shkaterrojne, sepse duke dashur veten krijon nje mbroje rreth vetes, qe nuk lejon te depertoje asgje, as besimi i tepert tek te tjeret, gje qe eshte shkatrruese per shpirtin, sepse njerzit zhgenjejne dhe kjo eshte pjese e natyres se tyre. Mbasi biseduan gjate, pa e kuptuar ora kishte ecur dhe barku Emes po filloNte te kerciste, kishte qe ne mengjes qe nuk kishte ngren gje. Livia qeshi dhe u ngrit ne kembe, shkoi ne dhomen tjeter dhe doli e veshur mire pas njecerek ore. Mori Emen nga dora dhe u drejtua per nga dera. "Ku po shkojme?" pyeti Ema e cuditur. "Ne nje vend ku gatuajn mire" tha Liva dhe dolen jashte. Ishin si e bardha me te zezen, Ema e trishte dhe e shkatrruar, ndersa Livia nje femer plot vetbesim, e qeshur dhe plot shkelqim ne sy, ndryshe nga Ema, qe ishte shuar perbrenda. Mbasi u rehatuan afer tavolines, dikush vjen te marr porosine. Nje vajze rreth 18-19 vjece, e cila sapo sheh Livian e takon, puthen dhe me pas vajza sheh per nga Ema! "Po kjo vajza? Ndonje e re?" pyet ajo Livian. "Nje shoqe" pergjigjet Livia shkurt duke i shkelur syrin, ne nje menyre si per ta ndaluar te fliste me teper.
Powered by Blogger.