
Pas veprimit te Livias, vajza nuk pyeti me teper. Mori porosite edhe u largua. "Do kalojme mire se bashku" tha Livia duke shikuar nga Ema dhe i vendosi doren mbi dore. Ema u ndie ne siklet, por as nuk mund t'ja largonte doren, do ishte veprim i pavend ndaj nje njeriu qe po e afronte. "Shpresoj" ia kthen Ema si fjale pak qe ishte. "Pune nuk ke gjetur apo jo?" e pyet Livia dhe ne ate moment kamarierja qe po vendoste porosine ne tavoline pa nga Livia dhe buzeqeshi lehte. "Jo. Jam ende ne kerkim" pergjigjet Ema. "Mos kerko me. Qe neser je e punsuar" tha Liva dhe filloi te hante. "Ku?" "Ne nje lokalin e mikut tim, kamariere, por me rroge te mire dhe bakshishet te japin nje dore, plus mund te nxjerresh edhe me teper nese tregohesh e zonja" pergjigjet Livia. "Ne cfare kuptimi E zonja?" "Do e kuptosh kur te mesohesh me punen, do fitosh mjaft mire me beso, s'do vuash me per para" ja kthen Liva. "Tani ha se te ftohet dhe nuk te shijon me" shtoi ajo. Nderkohe qe hante, Ema shikonte Livian dhe mendonte se sa shpejt dhe sa lehte po i arrinte gjerat. Ne fillim shtepia, tani puna. Gje qe i pelqente por edhe jo. Mbasi hengren dreke, Ema, bashke me Livian, dolen dhe u nisen per ne Lokalin ku Liva i premtoi per nje pune. Ajo qe s'po kuptonte dot Ema ishte pse po e ndihmonte nje e panjohur, qe vetem pak ore kishte qe e njihte, megjithate, mendoi se ishte thjesht nje njeri i mire qe po e ndihmonte. Beri serish ate gabimin trashanik, besoi dhe e leshoi veten te teren ne krahet e Livias. E njejta gje i ndodhi edhe me Bledin, te cilit i besoi me teper se gjithcka dhe shperblimi qe mori ishte nje asgje e madhe. "Eshte edhe shume larg?" thote Ema, e lodhur, pasi e kishte bere nje here ne mengjes nje rruge te gjate nga rriga Bergamo deri ne rrugen Palermo, e ndersa tani po ecte serish. "Edhe pak" u pergjigj Livia dhe i shtrengoi doren. Per nje moment, Ema u ndie ne siklet, me pas shtrengoi doren e Livias, si per t'i thene se ka besim, gje qe ishte ajo per te cilen Livia po perpiqej. U futen ne nje lokal nentoke, ku brenda nuk futej asnje rreze drite natyrale, vetem drita nga llamba shume ngjyrshe. Livia leshoi doren e Emes duke e lene vetem ne mes te lokalit dhe u drejtua per te nje dere.Ndersa Ema e hutuar shikonte tavanin plot drita, muret e veshur me pasqyra dhe qetesine qe gjendej me ate vend! Ishte vetem nje pastruese qe po pastronte tavolinat dhe karriget, te cilat ishin te rrezuara kudo. "Ketu nuk paska asnje klient, c'bakshishe thote kjo" mendoi ajo me vete! "Duket si lokal nate" peshperiti nderkohe qe shikonte te gjithe sallen. U degjua nje kercitje dere, nga ku doli Livia bashke me nje burre te shendoshe. "Kjo eshte Ema, Ema ky eshte Valerio, pronari yt" tha Livia duke i prezantuar. Valerio ishte nje burre i shkurter dhe me flok te rena, i shendoshe dhe te jepte pershtypjen e nje matufi. Mbasi e pa Emen mire, pranoi qe ajo te futej ne pune qe neser mbrema. "Cfare duhet te bej?" pyeti Ema dhe Valerio pa per nga Livia! "Nuk e ke mesuar?" e pyeti ai. "Thjesht do sherbesh, do te mesojne edhe vajzat e tjera sa te marresh doren, i kam shoqe" tha Livia duke u kthyer per nga Ema! Valerio u largua, ndersa Ema dhe Livia dolen jashte. Filluan te ecin serish. Ema gjithmone kishte qene nje vajze e mbyllur, edhe ne shqiperi, e vetmja gje qe bente kur ishte adoleshnete, ishte shkolla dhe me pas ne shtepi, me pas kur u njoh me Bledin filloi te dilte paksa, e me pas u mbyll serish ne shtepi. Per me teper kur u shperngul me itali. Gje qe e beri nje njeri te dobet perballe problemeve, te brishte dhe te cenueshme nga shume faktore. Ishte mbremje. Ema ishte ulur ne divan ndersa Livia ishte shtrire dhe kishte mbeshtetur koken ne kofshen e Emes dhe po shikonin televizor me drite fikur. Ne ate moment, nje drite makine deperton nga dritarja dhe futet brenda ne dhome. Livia ngrihet ne kembe duke shikuar jashte, ku ishte nje makine e bardhe dhe prej aty dikush del. Dera bie. "Erdhi Marko" tha Livia duke shkuar te hap deren. Ndersa Ema ngrihet ne kembe dhe ul bluzen qe mos i dukej barku. Marko zgjat koken dhe pershendet Emen me dore, me pas terhiqet serish mbrapa. Mbasi bisedojne rreth dy minuta, e vetmja fjale qe Ema arrin te degjoje ishte: Cdo gje eshte ne rregull. Me pas u dehjuan ca pllaqaritje buzesh. Livia u fut brenda dhe Marko u largua mbasi i uroj naten e mire. Ema u ul serish sic ishte dhe Liva mbeshteti koken. "Jeni te dashur?" guxoi te pyes Ema. Livia qeshi pak dhe ngriti koken per nga Ema. "Jo, thjesht e bejm ndonjehere per qef ose kur dalin mbremjeve" tha ajo dhe u kthye per nga televizori. Nderkohe Emes i dukej cudi, pasi vetem nje mashkull kishte pasur ne jeten e saj. Mbasi heshten pak Ema pyet serish "Ti me cfare merresh?" "Me asgje! Kam qene me pare prostitute, por hoqa dore" pergjigjet Livia. Ema u step. "Prostitute? Te rrembyen?" tha ajo e cuditur. Livia qeshi pak. "Iku ajo kohe e rrembimeve. Shkova me deshiren time, por nejse s'dua te flas per ate pjese te jetes time. tha ajo duke u kthyer per nga televizori. Ndersa shikonin televizor dhe drita e tij i binte ne fytyre, Ema mendonte: Ne c'bela po e fus veten keshtu?"