Klithmat e shpirtit 9

Livian e zuri gjumi mbeshtetur ne kofshen e Emes, e cila syte i kishte drejtuar per nga televizori, por kishte humbur ne mendime. Po riperjetonte me mendime edhe nje here te shkuaren, qe nga koha kur ikte ne shkolle me Mimozen, shoqen e saj te femijrise qe kishte kohe pa ja degjuar zerin e pa ditur asgje per te. Atehere kur ne mengjes vishte bluzen e saj te preferuar me topolinon, xhinsat dhe atletet e sheshta, hidhte canten ne krah dhe mbasi puthte te emen, vraponte ne rruge ku e priste Mimoza. Me pas shkoi me para, ne kohen kur shkoi ne gjimnaz. Deri ne vitin e fundit, jeta e saj ishte ndryshe, ajo ishte ndryshe, deri kur u njoh me Bledin ate dite me shi. Ai e ftoi ta shoqeronte me makine deri ne shtepi ndersa ajo refuzoi duke zgjedhur te lagej e te behej qull. Qe nga ajo dite, ai nuk ju nda me cdo dite derisa e beri te tijen, e beri te dashurohej aq fort sa te leshohej e tera ne ate dashuri, me shpirtin e nje femije, me pafajsi dhe plot ciltersi ajo e dashuroi. Nderkohe qe udhetonte ne kohe, pavetedije, e shkuara i krahasohej me te tashmen dhe ishte si nata me diten. Dhe kjo gje e bente te vuaj me teper, qe kishte humbur veten, qe kishte ndryshuar, nuk ishte me ajo qe kish qene. Ngadale, levizi koken e Livias duke e vendosur ne divan dhe u ngrit duke rremuar neper sirtare. Ndjeu nevojen per te shkruar, gje qe nuk e bente shpesh, por e ndjeu aq shume te shprehej, te shfryhej e te tregonte si ndihej, e pervec nje letre te bardhe, askujt nuk ja kishte besen te tregonte per ate qe ndjente. Doli jashte, u ul te shkallet, me nje batanije te holle mbi supe dhe nen driten e verandes nisi te shkruaj. "Me mungon. Jo ti, por ai qe ishe dikur. Me mungon dora jote kur me mbulonte embelsisht faqen, por jo kur ma godisje. Me mungon perqafimi yt ne mbremje, edhe ajo dreq arome edhe pse qelbeshe era alkool arrija te ta ndjeja aromen e trupit. Por nuk me mungon aroma e parfumit te Romuneve dhe e Moldaveve. Do doja kohen ta kthej pas, ta ndal ne momentin kur t'i me buzeqeshje e me pas me mbeshtillje mes krahesh, ta ndal aty, e te jetoj pergjithmone ne ato sekonda duke i perseritur. Por prap jam ne medyshje, ja tani nuk dua ta kthej kohen me, dua te eci para dhe kur dua te eci para dua te kthej kohen, nuk di cfare dua dhe kjo po me ben te cmendem. Ndonjehere pendohem qe ika, me pas jo, me pas serish pendohem. Nje lufte e ashper po ndodh brenda meje, mes asaj cfare dua ndaj asaj cfare duhet! Nje lufte me e keqe se ajo e stalingradit, beteje me e ashper se e kryqzatave. Arsyeja mundohet te ekzekutoj ndjenjat, ndersa ndjenjat me ceta e grupe sulmojne arsyen, nje beteje e ashper mes mendjes dhe zemres. E nderkohe qe kjo lufte zhvillohet, shpirti renkon e behet copash nga borbadimet. C'te bej? Te kthehem apo te rri? Te kthehem kam frike, te qendroj kam akoma me teper frike, sepse jam pa ty, jam vetem, por edhe me ty ndihem vetem. C'situate e poshter apo jo? Si nje shah mat, nuk ke ku iken sepse nga cdo ane je mposhtur, pa ty e palumtur, me ty gjithashtu vetem dhe e palumtur. Vras mendjen kush do fitoje? Ndjenjat apo arsyeja. Mendja apo Zemra? Ti, apo e panjohura e ardhme qe me pret para, pa ty. Por une dua te duhem, te perkedhelem, te perqafohem, puthem, nga ti, dua te bej dashuri. Jam lodhur duke prekur veten, duke iluzionuar momente qe nuk ekzistojne, ndjenja kenaqsie te pandjera. Ndersa ti, kushedi ne c'shtrat je tani, kushedi buzet e kujt po puth, kushedi se kush fle mes kraheve te tu. Apo kushedi? Ndoshta po me mendon, po te mungoj dhe po me kerkon. Ah keto dreq mendimesh, qe helmohen nga ndjenjat.) "Cfare po ben?" u degjua zeri i Livias e cila ishte mbeshtetur dhe kishte pak qe qendronte aty. "Asgje, po beja disa llogari" pergjigjet Ema duke mbeshtjellur letren e me pas fshiu syte me batanijen. "Eja brenda, ben ftohte" "Me pelqen i ftohti, me largon dhimbjen" "Kjo ndodh sepse gjendja shpirtrore pershtatet me ate te motit" tha Livia nderkohe qe ulej prane Emes. Mbasi u ul, hodhi batanijen mbi supe dhe u afrua prane Emes. "E di ndonjehere me ndodh edhe mua, te ndihem bosh dhe te dal te rri jashte vetem. Thone se askush nuk te kupton me teper se i ftohti" Shtoi Livia. "E di!" u pergjigj Ema duke shikuar nga Livia, e cila kishte drejtuar syte per nga rruga dhe po mendonte. "Ke dashuruar ndonjehere?" "Kush une?" tha Livia duke kthyer koken anesh. "Nuk e di. Nuk e di as cfare eshte dashuria, thone se dashuria eshte kur nuk harron dot, kur te dhemb ajo plage gjate gjithe jetes. Mua nuk me dhemb gje. Por dikur kam dashur fort dike, qe nuk me donte, madje as nuk e mori vesh per ndjenjat e mia" shtoi Livia dhe beri nje buzeqeshje te trishte. "Pse?" "Sepse vdiq. E vrane" Ema nuk foli me. Nuk e njihte shume Livian, por guxoi ta perqafonte, gje per te cilen kishte me teper nevoje vete. Mbasi ndejten disa sekonda perqafuar, Ema vuri re se ne syte e Livias kishte lot qe po rridhnin. "Ja dhe dashuria qe ajo nuk e di" mendoi me vete per Livian, qe ndoshta nuk e pranonte ose nuk donte te tregonte, qe nuk kishte dashur dike, por kishte dashuruar fort. "Ik qe ketu Ema. Merr rrobat dhe shko larg" tha Livia mbasi fshiu lotet. Ema u shtang dhe po e shikonte e cuditur. "Perse e thua kete?" e pyet ajo. "Sepse nuk do jesh e lumtur. Do kesh shume gjera, por nuk do jesh e lumtur me beso. Shko serish ne shqiperi, nese ke familje, shko tek ajo. Nese une do kisha nje familje, nuk do isha ketu sonte me ty" Ema e kishte menduar prej kohesh kete opsion, te kthehej ne shqiperi e te jetonte me familjen, por me pare duhet te arrinte te kishte ato gjerat per te cilat Livia i tha se nuk do i sillnin lumturi, gje qe ne shqiperi do ja benin me te lehte per te gjetur lumturine dhe mirqenien, por pa e ditur se me cfare sakrifice!
Powered by Blogger.