Klithmat e shpirtit 10
Ajo, Livia qe kishte pare gjate gjithe dites, te qeshur, te lumtur, ne mbremje syte i trishtoheshin, i beheshin si ditet me shi. Buzet e saj te lakuara ne lumturi, lakoheshin ne trishtim. "Ku e ke familjen?" e pyet Ema dhe ne ate moment, Livia buzeqesh fare pak me cepin e buzes dhe fshin lotet nga syte. "Nuk kam pasur ndonjehere familje" pergjigjet ajo. "Qe kur kam lindur kam qene nje e braktisur. Deri ne moshen 18 vjecare kam jetuar ne jetimore, me pas u futa ne pune dhe nisa nje shkolle, te cilen nuk e mora dot, perfundova per tre vjet ne rruget e Milanos si prostitute, gje per te cilen humba njeriun qe te thashe. E kisha shok teper te ngushte dhe per te me nxjerr nga ai rrjet trafikimi, sakrifikoi jeten e tij." shtoi duke kther koken per nga rruga. Ema e shikonte dhe nuk dinte se cfare te fliste, t'i thoshte se i vjen keq do dukej si meshire, t'i thoshte se e kuptonte do e genjente, keshtuqe nuk e mori mundimin te fliste, vetem e shikonte. "Ju te huajt mendoni se jeni te vetmit qe vuani, se jeni emigrante, por kam pare njerez qe vuajn me teper se sa te punosh, me teper se te punosh ne ndertim, te pastrosh banjo apo te besh cfardo lloj pune te lodhshme, sepse sado e lodhshme te jete, eshte e ndershme." Vazhdoi te flas Livia. "Ke te drejte" shtoi Ema e me pas heshten per disa minuta derisa shkuan per te fjetur. Ishte mengjes. Kur Ema u zgjua, Livia kishte ikur. Ashtu e pergjumr dhe me floket e zhubruitur, shko ne banjo, lau syte e me pas u afrua te pasqyra. "Do ja dalim" peshperiti e me pas i dhuroi vetes nje buzeqeshje. Floket e saj qe para disa ditesh shkonin deri poshte gjoksit, tani arrinin deri nofullat e merrnin nje prerje si gjysem hene, te errta korb. Ne fytyre ishte capkene, gje qe e theksonte edhe me teper tipi i saj dhe trupi saj jo shume i gjate. Buzet i ngjanin me ato gjethet kur thahen se tepermi dhe fillojne te kthehen, buze jo teper te trasha, por as te holla. Sy te trishte kaf e erret, vetulla te holla e qerpike te gjate. Dikur kish pasur karakter te forte, me pas u thye dhe u be nje e nenshtruar, gje qe e bente teper te cenueshme nga rreziqet qe jeta nxjerr ne rruge. Por here pas here, i dilte ne pah ai karakteri saj i forte, si ajo dite kur terhoqi fort deren dhe u largua nga burgu ku kishte burgosur veten per vite... I pelqente te pinte cigare, here here edhe ndonje cigare hashash, gje qe i ndodhte kur ishte vetem ne shtepi dhe ai nuk kthehej naten, per te mbytur vetmine, trishtimin, pinte alkool dhe hashash, kete te fundit ja siguronte nje komshie e deres perballe, e cila ishte perdoruese e rregullt. Nje profesor i letersise, i kish thene nje dite asaj dhe klases, se nese nje femer nuk dashuron, arrin shume lart, por nuk mund te jete kurre e lumtur pa dashuri, sepse femrat, ashtu njesoj si macet, kane nevoje te perkedhelen, te duhen e asnje pasuri apo arritje ne jete nuk do ja zevendesoj ndjenjen e te qenurit e mbrojtur mes dy krahesh. Ndaj, duhej te hidhte poshte cdo ndjenje, cdo gje qe e bente te dobet dhe te arrinte lart, te behej dikush. Dashurine e kishte perjetuar, ishte vertete sic kish thene profesori, kishte ndjesine e mbrojtjes, por vetem per pak kohe. Keshtuqe tani duhet te arrinte lartesine. Kete gje mendonte nderkohe qe qendronte para pasqyres. Livia hyri brenda dhe ne duar mbante dy canta letre, te mbushura me rroba. I derdhi mbi divan dhe filloi t'i shperndante. Ema po e shikonte dhe ne ate moment Livia i kerkon te afrohet dhe te zhvishet. Ne fillim i erdhi turp, e me pas filloi te heq bluzen e pas bluzes recipetat dhe xhinsat. Livia i dha nje pal recipeta te holla, te cilat ja ngrinin gjoksin lart, ne bluze qe i nxirrte paksa barkun e me pas nje minifund xhins. Mbasi i veshi, Ema shkoi drejt pasqyres dhe vetja i dukej ndryshe nga ajo shtepiakja qe kishte qene. Provoi edhe rroba te tjera, xhinse te ngushta e te shkurtra, bluze me dekolte te hapur dhe cdo rrobe qe Livia dukej sikur i kishte nxjerre nga guarderoba e saj kur kish qene prostitute. "Keto do veshesh ne pune cdo nate" thote ajo, duke i treguar me gisht rrobat qe kishte shperndare neper divan. "Pse te tilla rroba?" pyet Ema e cuditur. "Eshte lokal nate dhe nuk und te shkosh e veshur sic del per kafe. nuk ka asgje te keqe, keshtu vishen te gjithe dhe as qe do ndihesh ndryshe dhe ne siklet" pergjigjet Livia. "Epo mire" tha Ema nderkohge qe mbante ne duar minifundin me te shkurter. "Pervec ketij" shtoi ajo dhe ja dha Livias, e cila e futi ne cante. "Mos u emociono shume, merre si dicka te zakonshme, nje pune, per me teper do jem edhe une aty" tha Livia duuke e mbushur me siguri. Oret kalonin dhe mbremja po afrohej.
