Klithmat e shpirtit 11
"Cdo gje do shkoi mire" tha Livia nderkohe qe ecnin te dyja ne trotuar. Ema pa per nga Livia dhe buzeqeshi embel si per te treguar se kishte besim te ajo dhe ne ate cfare thoshte. Qyteti ishte plot gjalleri, makina qe shkembeheshin, njerez qe ecnin disa te qete per te shijuar mbremjen e te tjere nxitonin, te tjere dukeshin si te humbur brenda vetes, tek tuk ndonje endacak qe bertiste e te tjere qe te zgjasnin doren per ndonje cent. "Ne jete, mund te perfundosh edhe keshtu" foli serish Livia duke shikuar nga nje endacak qe floket i ishin ngjitur nga zhuli, rrobat i qene grisur e ne fytyre ishte pis. "Por mund te behesh edhe si ajo" shtoi duke hedhur syte nga nje grua qe sapo doli nga makina saj e shtrenjte. "Asgje nuk dihet ne kete jete, nga lart perfundon poshte, e nga poshte shume lart" "Nuk synoj te shkoj aq larte, por edhe aq poshte nuk dua" tha Ema. "Cfardo atehere?" "Nuk e di" pergjigjet ajo. "Njeriu neqoftese nuk ka qellim ne jete, jeton kot. Kur ecim, kemi nje destinacion apo jo? Gjeje nje destinacion Ema, gjeje nje qellim dhe arrije ate. Mendo sikur je ne nje gare, ne gare ka vetem dy qellime, njeri eshte justifikimi i humbesve, marrja pjese, tjetri eshte finishi, te jesh fitimtare, te arrish me pare se te gjithe" Vazhdoi Livia dhe Ema u mbush plot force, vullnet dhe besim ne vetvete. (Cfare dua une?) pyeti veten dhe aty mbeti, nuk arrinte dot te gjente nje qellim, me pas buzeqeshi (Dua te tregoj se ja dal edhe vetem, dua t'i tregoj te gjithe atyre qe me trajtuan si te paafte se jam e afte, t'i tregoj te gjithe atyre qe me quanin humbese se jam fitimtare, kete dua) tha Ema me vete dhe adrenalina e vetbesimit u be me e madhe dhe me e vrulshme, gje qe ishte qellimi i Livias. Njerzit gjithmone bejne gabime kur jane plot vetbesim, kur u duket vetja se nuk kane nevoje per askend, se eshte me larte se kushdo dhe keshillat e te tjerve u duken te pavlera. Cdo kush ka nevoje per mbeshtetje, per nje dore qe ta shtrengoi fort, per nje kraharor ku te mbeshtes koken, dy krahe ta perqafojne, per zemer qe ta admiroje, nuk ka vlere as lavdia e as pasuria kur nuk ke me ke e ndan. Mbasi ecen per rreth 30 minuta, u gjenden perballe lokalit te nates. Ishin perballe deres, pertej saj ishte ajo qe do ndryshonte teresisht nje jete, nje tjeter jete. Muzika e larte vinte e vaket deri te dera. Livia pa per nga Ema, e cila buzeqeshi dhe pohoi me koke se ishte gati dhe mund ta shtynte deren. Liva shtyn deren dhe ne ate moment, volumi i muzikes u be i larte, aq sa Ema u hutua dhe vendosi duart tek veshet. Askush nuk e vuri re pranine e tyre pervec pronarit, i cili i beri me shenje te afroheshin. Livia kapi Emen per nga dora dhe filluan te ecnin ne mes njerzve qe kercenin. Ema hodhi syte perqark, femra pothuajse te zhveshura, qe prekeshin e putheshin neper kolltuqe, mbeshtetur ne mur, duke kercyer. "Jeni vone" tha pronari disi i nervozuar. Livia i shpjegoi se u vonuan sepse erdhen ne kembe, ndersa Ema kishte humbur mendjen duke shikuar. "Ti, vishu dhe shko te ajo vajza atje, ajo do te tregoi se cfare duhet te besh" ju drejtua ai Emes, e cila u drejtua per nga vajza e nderkohe shikonte edhe Livian, e cila i bente me shenje te vazhdonte. "Ti duhet te jesh ajo e reja?" tha vajza me floket bjonte qe qendronte ne banakun e lokalit dhe menjehere mbasi mbaroi fjalen filloi te shikonte Emen neper trup. "Po" u pergjigj Ema duke u munduar te buzeqeshte. "Si quhesh?" "Ema" "Pra Ema, je gati per kete pune?" "Jam" tha u pergjigj ajo dhe ne ate moment vjen Livia me disa fleta ne dore dhe me nje stilolaps. "Firmos ketu Ema" tha ajo duke i dhene stilolapsin dhe i tregon vendin ku te firmoste. Ema hezitoi per nje moment. "Eshte kontrata e punes, mos ki frike" shtoi Livia dhe Ema firmosi ne dy flete. Livia shkon serish pedr nga pronari lokalit. "Une jam Simona" foli vajza dhe Ema u kthye nga ajo duke buzeqeshur. "Mjaft e mire" tha Simona mbasi e pa Emen mire e mire, madje guxoi edhe t'i prekte gjoksin si per te pare se c'matrial ishte. Ema u terhoq mbrapsht dhe e pa me inat. "Hajde vajze, duhet te mesohesh me keto" tha Simona. I dha ne dore nje tabaka dhe dy gota shampanje mbi te dhe i tregoi tavolinin ku do i dergonte.
