Klithmat e shpirtit 12

Ema u nis drejt tavolines, ngadale me friken se mos rrezonte gotat. Ne ate moment, syte e livias, Simones dhe pronarit ishin te perqendruar tek Ema. Kur arriti prane tavolines, te gjithe moren fryme lirisht dhe vete Ema. Por ne momentin kur po merrte goten e pare, tabakaja i shkon menjane dhe gotat rrokullisen mbi tavoline, duke u derdhur sa mbi tavoline e sa mbi kembet e vajzave dhe djemve qe ishin ulur aty. Ema u shtang. Ngriu e tera dhe menjehere ktheu koken per nga Livia, e cila nisi te qesh, bashke me Simonen, ndersa klientet filluan te bertisnin. "Nuk ka gje" tha nje nga djemte, afersisht 30 vjec, i cili mori gotat dhe ate pak shampanje qe kishte mbetur ja hodhi vajzave neper kofsha. "Edhe kurva edhe beni namin se ju lagen kembet. Nuk e shikoni qe po mundohet te punoi" tha ai duke u drejtuar per nga ato, te cilat heshten dhe u ulen serish, nga frika se mos humbisnin nje klient te rregullt. "Faleminderit" tha Ema nderkohe qe dridhej. Me pas u largua me te shpejte drejt banakut, ku e priste Simona bashke me Livian. "Do me merrni ne qaf ju mua e di une" tha pronari dhe u largua. .... Ema akoma dridhej nga emocionet. Aq sa edhe gotat dridheshin mbi tabaka. "Cfare ndodhi?" e pyet Livia "Nuk e di, me rreshqiten gotat, as vete nuk e di si" pergjigjet Ema. "Eja ketu" I tha Simona duke e terhequr nga krahu. I doli nga mbrapa. I dha tabakane ne dore, mbushi gotat me uje, e i vendosi mbi tabaka. "Trupin drejte" i thote ajo dhe e godet tek te pasmet. "Gjoksi para, c'tendosi muskujt e kembve dhe te duarve dhe ec para" shtoi duke e shtyre lehte dhe Ema vazhdon te eci. "Drejtohu per nga tavolina" foli Simona dhe Ema u bind duke harruar se ne gota kishte uje. Ndaloi serish para tavolines, kete here me kujdes mori goten e pare dhe e vendosi ne tavoline, me pas tjetren. U drejtua per nga Livia dhe gati sa nuk fluturoi nga lumturia nderkohe qe ecte. "Sapo dergove uje" tha Simona dhe menjehere Ema kthen koken per nga tavolina, ku djali qe e mbrojti sapo po largonte goten nga buzet. Pa per nga Ema, qeshi duke tundur koken por nuk tha asgje. "Sapo bere adhuruesin e pare tendin" tha Livia. Ndersa Simona u be serioze dhe filloi per nga puna. Gjithcka po ecte mire, deri ne oren 01:30, kur Ema ve re se kamarieret paksoheshin. Gje qe pasoi nga nje gjendje jo fort e kendshme per te. "100 euro?" degjoi djaloshin t'i fliste, i cili e mbrojti disa ore me pare. "Cfare?" "Per 100 euro do vini me mua?" vazhdoi ai nderkohe qe buzeqeshte. Buzeqeshje e cila u nderpre mbasi mori nje shuplake te mire. Ema largohet drejt banakut, ku ishte Simona, e cila pa te gjithe ngjarjen. "Cfare ndodhi?" e pyet ajo duke u munduar ta qetesonte. "Cfare pune bejne kamarieret ketu?" pyeti Ema. "Ah, kuptoj. Te propozoi per seks me pagese apo jo?. Shiko, ketu je e lire te besh cte duash, nese do te punosh ndershem askush nuk te detyron per gjera te tjera, ka nga ato kamariere qe shkojne me lek" tha Simona. Ema u vrenjt ne fytyre. Kerkonte per Livian, por syte nuk po ja zinin askund. "Qetesohu" i foli Simona dhe i dhe nje gote uje, te cilen Ema e piu me nje fryme. Ishte acaruar aq shume sa po t'i dilte para Livia ne ate moment, do e hante te gjalle. (Ku e futa veten keshtu) mendoi ajo nderkohe qe hidhte syte rreth e qark, ku njerzit gati sa nuk e benin ne mes te salles se kercimit. Per te gjithe ata aty ajo gje ishte dicka normale, thjesht argetim, por jo per Emen, me nje mentalitet ndryshe dhe per me teper me frymen e moralit qe ishte rritur. U drejtua per nga banjo vajzave dhe shkoi u mbyll te njera nga banjot. Vendosi duart ne koke dhe po mendohej. Gati sa nuk po qante. Gje qe e beri sapo degjoi renkimet e nje femre dhe zerin e nje mashkulli, qe vinin nga banjo ngjitur. Doli. Ne momentin kur del ve re se Livia po debatonte me Simonen. Nisi te ecte drejt saj, por me nje moment ju pren gjunjet. Gati sa nuk u rrezua. I ndodhi serish kur u afrua te Livia dhe Simona, te cilat po e shikonin. Ne ate moment, i gjithe Vendi ju rrotullua dhe perfundoi ne dysheme, ku dhe per pak sekonda dalloi dritat ne tavan, e me pas humbi ndjenjat.
Powered by Blogger.