Klithmat e shpirtit 13
Kur u permend, Ema e pa veten te shtrire ne nje shtrat portativ, e mbuluar me nje batanije te holle ngjyre bezhe. Syte ja vrau per pak drita kur pa per nga tavani, me pas arriti te dalloi te ulur ne nje karrike Livian, te cilen e kishte zene gjumi. Koka i dhimbte jashtzakonisht shume, i dukej sikur brenda kokes kishte dicka qe i perplasej fort per te dal jashte. U ngrit ngadale, duke u mbajtur ne hekurat e krevatit dhe me pas u leshua duke ecur vete. (Cfare ndodhi?) pyet veten nderkohe qe mundohet se mos kujton ndonje gje, por e vetmja gje qe i vinte ndermend ishte momenti kur goditi me shpulle klientin dhe Livian qe po debatonte me Simonen para se te shembej ne toke. "Ej zgjohu" thote ajo duke shkundur Livian nga supi. e cila u zgjua e trembur. "U zgjove me ne fund" tha ajo mbasi mori veten. "Cfare me ndodhi?" pyeti Ema. "Humbe ndjenjat" U pergjigj Liva dhe u ngrit ne kembe. Mori canten, pallton, kapi Emen nga krahu dhe dolen jashte nga dhoma, nga ku pertej deres, dolen serish ne lokalin e mbremshem. Por ndryshe nga mbreme qe kishte zhurme, njerez pafund dhe rremuje. Ishte serish nje pastruese qe mblidhte gjerat ne dysheme, e cila sapo e pa ne ate gjendje, tundi koken dhe me pas filloi te bente serish punen e saj. "Sa eshte ora?" pyeti Ema. "Rreth 4 e mengjesit. Eja, do shkojme ne shtepi" Tha Livia dhe e terhoqi nga dora. Kur arriten me shtepi, sapo kishte filluar te zbardh. Liva hodhi canten pertoke dhe shfryu e lodhur. U hodh ne divan, vendosi duart ne koke dhe po mendohej. "Po bej nje dush" tha Ema dhe u nis drejt banjos. Ndersa Livia e ndoqi me sy deri kur u zhvesh, e me pas mbylli deren. "Cfare po bej keshtu" tha me ze te ulet ajo nderkohe qe shikonte silueten e Emes pertej xhamit qorr. Mori celularin dhe filloi te kerkonte numrin e Markos, pronarit te shtepise. Zilja ra disa here, deri kur u degjua zeri tij i pergjumur. "Nuk e bej dot" tha Livia e gati sa nuk nisi te qante. "Cfare po thua?" e pyet ai i cuditur. "Ajo eshte teper e sinqerte, e ndershme, e mire dhe ka vuajtur shume, me vjen keq per te" vazhdoi ajo duke ju dridhur zeri. "Qetesohu, ti e di qe nuk duhet te lejosh ndjenjat te turbullojne mendimet, nuk i ben mire as biznesit dhe as ty. Nuk besoj se e ke harruar se je ne borxh me ne dhe se nuk ke deshire te kthehesh ne ate gjendje ng ku te nxorra" tha ai i nervozuar e me pas mbylli telefonin. Livia nisi te qante. Pastertia e Emes si njeri, e kishte bere ta merrte shume perzemer. "Cfare ke?" e pyet Ema, e cila sapo del nga dushi, me floket e lagur, me nje peshqir rreth belit dhe gjoksin e zbuluar. Livia fshiu lotet. U ngrit ne kembe. Shloi drejt Emes dhe duke i buzeqeshur i perkedhel fytyren me majen e gishtave, me pas qafen dhe syte i shkojne poshte ne gjoksin e saj te zbuluar. "Asgje. Mu kujtua dicka" tha Livia. E puthi ne faqe fort, e perqafoi per pak dhe beri nje hap mbrapa. "Je shume e mire Ema"shtoi ai dhe u largua per ne dhomen tjeter, te cilen e mbylli me cels dhe nisi te qante. Ndersa Ema, pa ditur gje per gjendjen e Livias pertej deres, filloi te vishte rrobat e gjumit. Mengjes. Nga gjumi i thelle, i cili qe pasoje e humbjes se ndjenjave para disa oresh, Ema nuk kishte ndjere Livian te largohej. Kur u zgjua pa vetem shtratin bosh dhe te c'rregullt, televizorin ndezur dhe nje leter mbi tavoline "Kthehem shpejt". Kur ishte vetem, muret i beheshin si nje burg, i vinte ndermend koha kur qendronte mbyllur gjate gjithe kohes dhe priste qe ai te kthehej e t'i kushtonte sadopak vemendje, e cila ne te shumten e rasteve ishte dhune dhe fyerje. Ashtu me gjendjen e trishte qe e kaploi, shkoi serish para pasqyres, gje qe e bente prej kohesh, edhe kur ishte ne shtepine e tij.
