Klithmat e shpirtit 14
- I ke syte kaq te trishte, ngjan me shiun kur perkedhel me pikat e tij siperfaqen e xhamit! Ke pasur shkelqim ne sy dikur, ku shkoi? Ku det perendoi dielli shpirtit tend? Nga se u shua? Ke shikim qe kerkon ndihme, perqafim, nje dore per tu kapur. Madje arrij te degjoj klithmen e shpirtit qe therret per ndihme. Ku humbe o vetja ime? Ti nuk ke qene pasqyrimi qe shoh perballe pasqyres, ti nuk je une, une nuk jam ti. Ku jam? Ku humba? Ndihme... I tha vetes nderkohe qe qendronte perballe pasqyres. Ne ate moment u degjua dera qe u mbyll. Ajo del nga banjo dhe shikon Livian, e cila vrapoi per ne dhomen e saj dhe kyci deren. "Livia? Je mire?" e pyet Ema e shaetsuar nderkohe qe ulte braven e deres. "Po. Jam mire. Dua te rri vetem" u degjua zeri i Livias nga pertej deres. Ema shkoi u ul ne divan dhe mbante syte per nga dera. Priti rreth nje ore. Nderkohe mendonte se cfare kishte Livia , sillte ndermend lloj lloj arsyesh. Zilja e telefonit te shtepise ja nderpreu mendimet. "Jam Livia. Prit vetem dy minuta dhe eja ne dhome te lutem." u degjua zeri i Livias, qe dallohej se kishte qare. Ema mbylli telefonin dhe shkoi perballe deres, e cila kerciti dy here. Priti dhe pak e me pas uli dorezen. U fut brenda dhe pa Livian te shtrire e te mbuluar me jorganin e saj ngjyre bojeqielli. "Cfare ke?" e pyet Ema duke u afruar per te ajo. "Futu ne shtrat dhe vetem me perqafo" u degjua zeri i Livias nga brenda jorganit. Ema u shtri, u mbulua dhe u afrua te Livia, e cila ishte kthyer me shpine per nga Ema. Ndonjehere kemi nevoje per shume gjera, por momenti me deshperues, me mbytes, eshte kur ke nevoje per nje perqafim, per nje prezence, per te mbushur vetmine ose per ta vrare ate. Ema e perqafoi fort. Livia plasi serish ne lot, u ndie sikur tani mund te qante fort, se ishte dikush aty qe edhe pse ndoshta nuk do e kuptonte, te pakten do e mbante perqafuar. "Cfare ke Livia" e pyet e shqetesuar Ema serish. Livia kthehet per nga Ema, e cila u shtang kur pa vetullen e saj te fryre, te nxire, buzen te care dhe faqet e kuqe flake... Ju kujtua vetja kur dilte para pasqyres ne ate gjendje, madje edhe me keq se aq. Asaj askush nuk i kishte qendruar prane pervec qosheve te dhomes, erresires, deshires per te vdekur dhe vetmise, ndaj e kuptonte si ndihej Livia. Livia i tregoi dhe kycet e duarve, te cilet ishin shtrenguar fort, aq sa ishin nxire... Shtyu me poshte jorganin dhe Ema dalloi shenja te zeza edhe ne kofshet e saj dhe i shkoi mendja se e kishin perdhunuar. Gje qe edhe Livia e perdori si alibi per te mos nxjerre te verteten, sepse nese e bente, ajo qe kishte perjetuar ishte pak ne krahasim me cfare mund t'i ndodhte. "Kush e beri?" e pyet Ema... "Nuk e di" pergjigjet Livia duke qare. "Duhet te lajmrojme policine" tha Ema. "Jo jo, nuk dua probleme me teper" reagoi menjehere Livia "Fundja une nje prostitute e qelbur kam qene, do me kaloi, jam mesuar me kete gje" shtoi ajo si per te zbutur situaten. "Por..." "Nuk ka asnje por... Ema, vetem me perqafo dhe per disa ore do jem mire" tha ajo duke e nderprere. Ema e perqafoi fort dhe nisi te qante bashke me te. Gjumi i kishte marr te dyja ashtu te perqafuara. Ema mbeshtetur buzet ne qafen e Livias, ndersa Livia me fytyren ne floket e Emes. Kishin kaluar mbi 4 ore. Livia ishte zgjuar dhe po luante me floket e Emes duke i perdredhur neper gisht, nderkohe e shikonte neper fytyre, ne nje menyre sikur e deshironte. Oret kalonin. Mbremja po afrohej dhe Ema duhet te shkonte serish ne pune, e per kete gje, ashtu e rraskapitur, Livia po e ndihmonte te behej gati qe te niseshin te dyja.
