Klithmat e shpirtit 15

E njejta rruge, por kete here duke ecur ne heshtje. Livia nuk nxirrte asnje fjale nga goja pavarsisht se Ema tentoi disa here te bisedonte me te. Ndryshe nga hera qe kaloi, kete here ajo nuk po e keshillonte se cduhet te bente, se sk i duhej te sillej, thjesht po e dergonte atje njesoj si bariu qe dergon dashin me te mire te kasapi dhe nuk i tregon dashuri. "Ki parasysh dicka, duhet te tolerosh" tha Livia dhe shtyu dere. Simona menjehere sapo pa Emen dhe Livian i beri shenje pronarit te shikonte nga dera. Sapo ai i pa, i beri me shenje Simones qe te vazhdonte punen. "Cdo gje ne rregull?" tha ai kur pa Livian te nxire ne fytyre. "Po" u pergjigj ftohte Livia, e cila as nuk e perfilli fare, sikur te ishte ai kasapi qe do i therte dashin me te mire. Shkuan ne dhomen e personelit. Ema u zhvesh e me pas veshi rrobat e shkurtra e te ngushta. Livia e shikonte nderkohe qe tymoste nje cigare. "Pac fat" ishte fjala qe Livia tha para se Ema te dilte nga dhoma, madje edhe i kapi doren dhe ja shtrengoi ne shenje mbeshtetje. "Faleminderit qe je ketu" tha Ema dhe doli jashte dhomes gati per tu perballur me punen e saj te re e te vetme qe kishte bere ndonjehere, pervec punve te shtepise kur ishte ne shtepine e nenes, kur kishte punuar edhe bacen e gjyshes ne fshat, por pune kjo nuk kishte te bente me fshatin, as me larjen e pjatave, fshirjen dhe shkundjen e tapatave, marrjen e pluhurave apo larjen e pllakave. "Ti e reja" Therriti Simona. Ema u afrua, mori tabakane dhe priti derisa Simona vendosi pese gota me tekila mbi te. "Dergoi ne fund te tavolina ne qoshen e murit" shtoi ajo. Ema u nis, kete here me e sigurte dhe me e kujdeshme sepse gotat ishin te vogla. Mbasi la porosine u largua. Nje nate e lodhshme qe ajo, kliente pafund, zhurme dhe rremuje. Ema qe rraskapitur dhe akoma nuk kishte mbaruar. Mbremja vazhdonte. Ne njeren nga tavolinat prane banakut, ve re djalin qe nje nate me pare i kishte ofruar 100 euro ne kembim te seksit. Shkeputi shikimin prej tij dhe ktheu kurrizin duke pritur porosine e rradhes. "U lodhe?" e pyet Simona e cila kishte ore qe e ruante ne cdo gje qe Ema bente. "Pak" u pergjigj Ema duke u munduar te mos e shfaqte veten te dobet, por te dukej e afte. "Merre pije nje gote" tha Simona dhe vazhdoi t-i mbushte nje gote Tekila poshte banakut. "Jo faleminderit nuk me pihet" ia kthen Ema. "Hajde mos ma kthe sepse kam ditlindjen sot" tha ajo dhe e vendosi goten prane Emes, e cila mbasi e uroi e ktheu me fund. Mori porosine dhe shkoi serish drejt tavolines ne fund. Nuk kaluan as 10 minuta, kur ajo e ndjeu veten te dehur. Nuk ishte hera e pare qe pinte alkool, por asnjehere nuk i kishte ndodhur te dehej me nje gote te vetme. U mbeshtet ne banak dhe per cudi gjunjet i dridheshin, ndihej e dobet, por vetem per pak kohe... Me pas filloi te qeshte... Te bente lojra me klientet qe perfitonin dhe e preknin. Ema ndihej sikur te gishte gelltitur lumturi e jo nje gote tekila. Simona pa per nga pronari dhe pohoi me koke, si per t'i thene se u be, gje qe shkaktoi buzeqeshje te ai. Menjehere pas marrjesh vesh me shenja te Simones dhe pronarit, nga tavolina afer banakut, djali qe nje nate me pare mori nje shuplake nga Ema, u ngrit dhe e kapi nga krahu. "Eja" i tha ai duke e terhequr... Ndersa Ema, qe nuk dinte se nga i iknin kembet, nuk po kuptonte asgje se nga po ikte. Livia ishte ulur e vetme te njerat nga tavolinat ne katin e dyte, nga ku dukej gjithcka qe ndodhte ne katin poshte, tymoste te disaten cigare dhe nje tjeter gote alkool. Ema qeshte dhe ndiqte djalin shtatlarte, i cili e dergoi ne dhomen e personelit, kyci deren dhe u kthye per nga Ema, me nje veshtrim qe thoshte "Nuk ke nga iken tani" Ajo hodhi syte rrethe e qark duke u munduar te kuptonte se ku ishte, por droga qe kishte marr sa vinte e behej me e fuqishme duke helmuar edhe me teper gjakun e saj. Gati sa nuk rrezohej ne dysheme, aq e pafuqishme dhe e keputur u ndiente ne ate moment.
Powered by Blogger.