Klithmat e shpirtit 16
Djali filloi te hiqte kemishen e tij, te cilen me pas ngadale e te palosur e vendosi mbi karrike. Nuk e kishte me ngut, tashme kurthi e kishte kapur prene dhe ai ngadale donte ta shijonte. U afrua tek Ema, te ciles syte gati sa nuk i ishin mbyllur dhe ja gris kanatjeren e holle me dekolten e hapur, e shtyn ne dysheme ku ajo dergjet e pafuqishme per te kundershtuar, pavarsisht se e kuptoi se cpo ndodhte. Me pas ai hoqi rripin, e mbeshtolli dy here pas dores dhe filloi ta godiste te kofshat dhe kurrizi. Ema uleriti sa kishte ne koke, por askush nuk e degjonte atje jashte per shkak te muzikes me volum te larte. Mbasi e goditi disa here per te nxjerr inatin e nates se mbremshme kur u ndie i poshteruar para te gjithve, uli pantallonat, u shtri mbi te dhe filloi ta perdhunonte. Gje qe zgjati per rreth 30 minuta. I kenaqur, nderkohe qe mberthente pantallonat, nxorri kuleten dhe hodhi 100 euro mbi Emen, e cila nuk kishte fuqi as te levizte, vetem merrte fryme dhe mbante syte fare pak hapur. Para se te ikte ai peshtyu dy here mbi te dhe mbasi e shajti Shqiptare e qelbur, hapi deren dhe iku jashte. Menjehere brenda shkoi pronari i lokalit, i cili mori eurot, i futi ne xhep dhe doli serish jashte. Mbas tij vrapoi brenda Livia, e cila kyci deren dhe u pergjunj para Emes, e cila u perpoq t'i zgjaste doren. Livia nisi te qante e t'i kerkonte falje. Nderkohe e puthte doren e Emes dhe e shtrengonte ne kraharor. Ate nate, nje nga rojet e jashtme tregoi miresi dhe i dergoi ne shtepi me makinen e tij mbasi lokali u mbyll. Ema dergjej e shtrire ne sendiljen e mbrapme duke fjetur. Ndersa Livia e shikonte here pas here. Kurse Roja, nuk nxirrte asnje fjale, ishte mesuar me te tilla ngjarje. Me ndihmen e rojes, Livia e futi Emen brenda dhe e shtriu ne shtratin e saj, ku ndejti me te duke qare, pavarsisht se Ema flinte ende nga efekti i droges. Ne nje fare menyre, justifikonte veten duke i qendruar prane mbasi i beri dicka te keqe. Ledhatoi flojet e Emes, derisa e zuri gjumi mbeshtetur ne kurrizin e saj. Mengjes. Livia ishte zgjuar dhe bluante ne mendje cfare do i thonte Emes, se si do justifikohej per ate qe kishte bere. Ema filloi te reagonte Hapi syte dhe dalloi tavanin e lyer me ngjyre bojeqielli. Ngadale ktheu koken anesh, ku pa Livian, e cila priste qe ajo t'i hidhej ne fyt. "Ku jam" tha Ema e pergjumur me nje ze te lodhur. "Ne shtepi" u pergjigj Livia... "Cfare ndodhi?" pyet serish ajo. Me pas dallon te nxirat qe kishte shkaktuar rripi ne kofshet e saj. "Oh dreqin, jo. Mendova se ishte vetem nje enderr" shtoi Ema dhe lotet rreke i rane neper faqe. "Me fal" foli Livia duke mbajtur koken ulur. Ndersa Ema ndjeu neveri, filloi te griste rrobat, te cirrte lekuren me thonj, mbylli kofshet fort dhe nisi te qante me te madhe. "Jo, nuk eshte e vertete" klithi edhe nje here Ema, e deshperuar dhe e derrmuar. Ashtu e trullosur u ngrit duke u mbajtur neper mure dhe komedina dersa arriti ne banjo. Hapi ujin dhe u fut me gjithe rroba. Mbasi i shkumua, serish e serish, prap ndihej e piset. Pavarsisht se sa uleriste, nuk e nxirrte dot te gjithe ate ndjenje te poshter qe po perjetonte. Livia mbasi degjoi ulerimat, vrapoi ne banjo dhe e gjeti te ulur ne dyshemen e banjos, me ujin qe i binte ne trup. U afrua te ajo, e perqafoi fort dhe qajten bashke per pak. Ja merrte fytyren ne duar dhe e puthte, e perqafonte, e prekte neper kurriz dhe supe, e shtrengonte fort ashtu te lagur, si per t'ja bere te ditur se nuk ishte vetem. "Pse ma bere kete" tha Ema, e shkaterruar dhe e ndjere pertoke. "Me fal" kaq thoshte Livia, disa here, duke e ngritur zerin cdo here e me fort, e me pas e perqafonte dhe qante bashke me te. Por ishte vetem fillimi. Kjo valle, nuk ishte e lehte ta ndalje se kercyeri, nese futeshe, ishte veshtire te dilje jashte.
