Klithmat e shpirtit 17

Ndonse ishte ajo qe e shtyu ne ate rruge, drejt nje kurthi qe te mbyste me shkatrrim, Ema serish e lejoi qe Livia ta perqafonte. Lishte nevoje te mos ndihej vetem, sidomos ne ate moment, qe ideja e pare qe i verdallisej ne mendje ishte vetvrasja. Ndihej e piset. Ndjente duart e tij neper trup dhe i perzihej, i qahej, fillonte te urrente veten dhe jeten. Kembet e mavijosura ishin aq te dukshme sa duhet ti mbante kembet ngjitur per te mos i pare, sepse ndihej edhe me keq, edhe me e tmerruar. Sidomos kur mbyllte syte, ai ishte tmerri i vertete, i shfaqej fytyra e tij me nje ngerdheshje, qe i ngjasonte me te keqen, me djallin. "Dua te vdes" bertiste nderkohe qe Livia e shtrengonte fort. Me pas, ashtu te lagur sic ishin te dyja shkuan ne dhome. Livia u kujdes qe ta fshinte mire me peshqir, i dha rroba te gjata per tu veshur e me pas u vesh vete. U ulen ne divan. Pavarsisht se ndonjehere mundohej te thoshte ndonje gjr per te qeshur, Ema as qe i lakonte buzet, vetem qante. Por pa ze, pa zhurme. Ishte zhytyr ne nje bote te humbur brenda Vetes dhe nuk donte te dilte me prej aty. Kaluan ore dhe asnje fjale, asnje veprim. Vetem lot. Livia i bleu gjerat me te mira qe gjeti ne market, cokollata pafund, e cdo gje qe ta benin Emen te reagonte disi. Por ishte e kot. Kishte humbur e askush nuk mund ta nxirrte nga aty ku ishte futur pervec vetes. Ne muzg, kur dielli sapo kishte perenduar dhe yjet e pare po xixellonin, u degjua trokitja e deres. Ema hodhi syte e friksuar per nga dera, ndersa Livia shkoi te shikonte se kush ishte. Sapo hapi deren, pa Markon, i cili kishte lene makinen ndezur jashte gati per te ikur serish. "Ndonje te re?" pyet ai nderkohe qe merrej me celularin. "Eshte keq, e ka humbur fare" pergjigjet Livia. "Kujdesu per te dhe ki kujdes cfare ben, nuk dua probleme" tha ai dhe u largua drejt makines. Livia mbylli deren dhe pa per nga Ema, e cila me syte e trishtuar e te perlotur e veshtronte ne nje menyre sikur i thoshte "Pse?". Kaluan disa dite. Ema kishte filluar te dilte nga gjendja e shokut, thelle vetes kishte pranuar se cfare kishte ndodhur dhe po merrte forcat per te ecur perpara. Me Livian nuk kishte shkembyer asnje fjale per dite me radhe, vetem veshtrime. "Duhet ta denoncoj, nuk do gjej rehat nese ai nuk paguan per ate qe me beri" tha Ema duke thyer heshtjen. "Do ishte gabim, do e pesoje edhe me keq" u pergjigj Livia duke u afruar prane saj. "Pse?" "Sepse nuk eshte vetem ai, jane shume dhe do e paguash dyfish apo me teper denoncimin ndaj tij" shtoi Livia "Cfare duhet te bej sipas teje? Ta le me kaq?" "Po. Dhe te vazhdosh ate qe nise. Nuk ka me kthim mbrapa" "Kurre" foli Ema duke shtrenguar dhembet. "Nuk behem lodra e askujt" shtoi e nervozuar. "Nese nuk e ben do e paguash edhe ti edhe une. Nga mendon se u bera ashtu ne fytyre? Me rrahen si kafsh dhe me perdhunuan me radhe tre veta. Vetem sepse refuzova te fusja ty ne ate rruge" me vjen keq tha Livia dhe filloi te qante. Ne ate moment, e gjithe urrejtja qe kishte filluar te ndjente per Livian u largua prej saj. Sidomos kur Livia mbeshteti koken ne barkun e saj dhe nisi te qaj. Ema nisi t'i ledhatonte koken dhe te qante bashke me te, te deshperuara prej gjendjes ku ndodheshin.
Powered by Blogger.