Klithmat e shpirtit 18
Po tani? Ku do perfundoj? Ne ndonje makine buze rruges poshte ndonje ure apo neper hotele e shtreter me njerez te panjohur? Sa budallaqe je Ema, sa budallaqe je. Mendonte me vete ajo nderkohe qe qante. Tani jeta qe bente me Bledin filloi t'i dukej parajse krahasuar me ate jete qe e priste. Fundja ajo nuk kerkoi shume nga jeta, vetem liri, asgje tjeter. Ndersa jeta e shpetoi nga mbytja dhe e hodhi drejt zjarrit. "Po sikur te ikim?" foli Ema plot shprese. "Ku? Dijne gjithcka per ty dhe per mua. Fundja mua nuk kane se cfare te me bejne, ndersa ty po. Cdo gje eshte e lidhur fort Ema, jane te lidhur edhe shqiptare edhe italian bashke dhe do te kercenojne per familjen, njerzit qe ti do dhe keta jane te afte te bejne gjithcka" foli Livia dhe Emes i ngecen fjalet ne fyt. Kishte kaluar vetem nje jave, e cila kishte qene kohe per te menduar dhe per te marre veten nga ajo qe ndodhi, edhe pse nuk ishte kohe e mjaftueshme. Cdo mbremje para shtepise ndalonte nje makine e bardhe dhe qendronte aty deri ne mengjes. Livia e dinte se kush ishte, por nuk kishte treguar asgje, sepse nuk donte ta shqetesonte me teper Emen. Mbremjen e se martes, rreth ores 21:30, nga makina e bardhe dolen dy meshkuj rreth te 40 vjec, te cilet kaluan rrugen dhe ndaluan para deres ku trokiten fort dy here. Ema u tremb, ndersa Livia i beri me shenje te qetesohej. "Na kane derguar per t'ju lajmruar se neser filloni pune te dyja, edhe ti" tha njeri nga ata duke ju drejtuar Livias. "Edhe une?" foli Livia e tmerruar. "Por pse?" shtoi ajo. "Urdhra." ja pret tjetri dhe me pas drejtohen per nga Ema. Njeri prej tyre afrohet aq dhe madje guxon edhe t'i hapi kembet e saj duke kontrolluar te kofshet per shenja te nxirash, me pas e pa ne fytyre duke e mbajtur nga mjekra. "Ai qe te lendoi e paguajti keshtuqe rri e qete, askush nuk do te bej keq me ne ate menyre nese ben punen tende." i foli ai ndersa Ema vetem dridhej dhe pertypej me veshtirsi. "Nuk dua, ju lutem me lini te qete" foli Ema e nderkohe qante. Jo ai qe e preku, tjetri, e kapi nga nofullat dhe duke e shtrenguar fort i foli. "Ti bej ate qe te kerkojne ndryshe perfundon me ndonje kazan plehrash e paketuar" Ne ate moment Liva nderhyn duke e shtyre larg Emes, por si pasoje merr nje shuplak aq te forte sa shtrihet ne dysheme. "Neser ne dark te jeni gati" tha ai qe e goditi e me pas u larguan. Ema shkoi prane Livias dhe u mundua ta ndihmonte te ngrihej. Nuk e kishte mallkuar ndonjehete veten aq shume, sa ce mallkoi per momentin kur vendosi te largohet nga jeta e saj monotone. Ate nate nuk vune gjume ne sy deri ne oret e para te mengjesit. Livian e zuri gjumi, ndersa Ema mendonte. (Mua do me bejne keq te familja, po Livia pae qendron? Ajo eshte jetime, askush nuk do i bente keq njeriu nese largohet) tha ajo me vete nderkohe qe shikonte Livian teksa flinte. E kishte humbur besimin te ajo. Ndonjehere mendonte se e gjitha ishte nje loje per te genjyer ate, me pas kthehej pas dhe i dhimbsej Livia, e me pas serish dyshonte pse Livia nuk iken. Gjumi e zuri neper lot e dhimbje. Nuk donte qe e nesermja te vinte. E vetmja gje qe donte ishte te kthente kohen pas. Mengjes. Kur u zgjua pa se Livia nuk ishte aty. Kishte fjetur vetem kater ore gjume. (Ku shkon mgjes per mgjes kjo) mendoi nderkohe qe dilte nga shtresat. Beri nje dush per te mbledhur veten e me pas u ul ne divan te priste Livian. Nderkohe qe priste, i shkrepej ne koke te merrte rrobat e te largohej, por i druhej asaj qe Livia i kishte thene, se do i benin keq njerzve te saj qe do me shume. Ndersa oret kalonin, ora per te filluar tmerrin qe e priste afrohej.
