Klithmat e shpirtit 19
Syte i fiksoi ne akrepat e ores, ne akrepin e sekondave dhe e ndiqte ne cdo sekodn duke degjuar edhe zhurmen qe shkaktonte. Kjo gje e qetesoi disi dhe i solli gjume, gje qe i mungonte. Mbylli syte dhe ndaloi per pak sekonda me sforcim mendimet, imagjinoi nje errsire totale sikur po binte ne te dhe ashtu e keputi gjumi. Ne enderr ju shfaq e ema duke qare ne varrimin e te atit. Ishte enderr e shkurter, e shkaktuar nga meraku qe e kishte kapluar ato ore. Kercitja e deres e zgjoi nga gjumi. Ishte Livia, e cila e lodhur u ul ne kolltuk duke shfryre. "Ku ishe?" e pyet Ema. "Shkova te plotesoja disa dokumenta dhe te paguaja faturat" u pergjigj Livia duke e shikuar Emen ne sy. Ajo e kuptoi se genjeu por nuk foli me. "Cfare me pret Livia?" e pyet Ema duke nenkuptuar naten qe po afronte. "Nje tmerr, por mund ta zbusesh disi nese gjen forcen." pergjigjet Livia. "Ta zbus? Si?" pyet e cuditur Ema. "Thjesht mendo tjeter gje ne ate moment, sikur je duke bere dicka qe do diku tjeter, sikur je ne plazh ose sikur je ne krahet e atij qe do" pergjigjet Livia ... "Une gjithmone keshtu beja, fantazoja te tjera gjera ne ate moment, ndihmon disi" shtoi ajo. "Te jetoj tmerr e te mendoj gjera te bukura, dreqin" foli Ema neper dhembe. "Por ka edhe te mira, gjera matriale me teper" vazhdoi Livia. Gjera te cilat Emes nuk i interesonin me. Vertete kishte deshiruar te kishte lek, te behej e zonja e vetes, por jo ne kete menyre, jo keshtu. "Do zhytesh ne vetmi totale" foli serish Livia. "Do ndiheshh me vetem se kurre ndonjehere, por mos harro se me ke mua prane dhe do jem me ty cdo nate kur te flesh e do kujdesem sa here te qash te ti fshij lotet" shtoi ajo si per ta ngushelluar. Por Ema nuk donte kete, nuk donte nje person t'i fshinte lotet, ajo nuk donte te jetonte me gjera qe e benin per te qare. Mbremje. Makina e bardhe kishte disa ore qe priste jashte. Ema dhe Livia dolen nga dera e shtepise. "Do kesh nje kategori te mire klientesh besoj, meqe je e re dhe per te rejat paguajne njerzit me pushtet" tha Livia nderkohe qe cenin drejt makines. Emes ju dridhnin gjunjet e shpirti po i dilte vendit. "Ki parasysh, mos prano asgje pa mbrojtje dhe seksi oral paguhet shtese" shtoi Livia akoma pa u futur ne makine. Ndersa Emes i erdhi per te qare, per te vdekur, per tu zhdukur. A per kete u largua!? Te shkerdhehej neper hotelet e Romes me te huaj? Kjo ishte liria dhe lumturia qe donte? (Jete shkerdhate) mendoi me vete nderkohe qe futej ne makine. Destinacinoi ishte lokali. Nga ku peshkoheshin klientet ose nga ku niseshin me klientet e zgjedhur nga tutoret. "Dhe mos harroni, nese ka ndonje gje qe nuk shkon, mjafton te therrisni dhe ne jemi aty prane jush" tha njeri nga tutoret, te cilet do i ndiqnin kudo qe te shkonin e me kedo qe do shkonin. ... Rruges Ema nisi te qante, ndersa Livia mundohej ta qetesonte. Kurse njeri nga tutoret vazhdonte te shpjegonte procesin e punes. Makina ndalon dhe Ema del jashte. bie ne gjunje ne asfalt dhe fillon te vjelli gjithcka kishte ngrene. "Nuk dua" perseriti disa here ajo nderkohe qe qante. Livia mundohej por nuk e qetesonte dot. Njeri nga tutoret e kapi nga floket, e mbeshteti ne makine dhe i hapi kembet. "Do te mesoj une te duash" i tha ai nderkohe qe me njeren dore mundohej te zberthente rripin. Kjo ishte e tepert per Emen. Trupi ju leshua ne gjendje te vdekur dhe u be e rende ne krahet e tij, i cili e kapi nga beli dhe e futi ne makine. "Nuk behet keshtu ti e di" i tha tutori i Livias. Ndersa Ema dergjej pa ndjenja, Livia filloi te kerkonte ne celular numrin e Markos.
