Klithmat e shpirtit 20
Me shpresen se Marko do pergjigjej, Livia vazhdonte t'i binte telefonit te tij. "Dreqin" tha ajo duke plasur telefonin pertoke. Nese ai pergjigjej, te pakten mund te tentonte t'i mbushte mendjen qe edhe sot te shkonin ne shtepi. "Hajde tani mjaft, hidhi uje edhe sille ne vete" thote njeri nga tutoret dhe tjetri binte, duke hapur nje bidon uje dhe e derdh te terin ne fytyren e Emes, e cila reagon duke vendosur doren ne fytyre. "Merre edhe shkoni brenda" tha tutori dhe e terhoqi nga krahu duke e hedhur drejt Livias, e cila u mundua ta mbante. Me Emen ne krah, te trullosur, Livia drejtohet per nga dera e lokalit. Mbasi u futen brenda, shkuan ne dhomen e personelit. "Nuk ndihem mire" tha Ema si e pergjumur. "Pije kete" i thote Livia duke i dhene nje gote alkool. Ema e ktheu menjehere duke e boshatisur goten. "Mbushe serish" tha Ema, qe deshironte te dehej, qe te pakten ta kishte paksa me te lehte. Mbasi ndejten pak, ne dhome futet tutori, i cili i thote Livias se ishte nje klient per te. E detyruar, Livia largohet duke e lene Emen vetem. Ema qendroi brenda reth nje ore. Duke perfituar nga harresa e tutorit te saj, i cili kushedi se cfare po bente. Por nuk zgjati me teper dhe dera u hap, ishte ai, tutori, nje burre 40 vjecar me nje fytyre plot te cara, sy jeshil dhe i gjate. Po ta shikoje ne rruge, nuk do dukej aq i eger dhe i keq sa ishte ne te vertete. I beri Emes me shenje qe ta ndiqte dhe Ema u bind. "Do ulesh ne ate vend" tha ai duke drejtuar gishtin drejt nje tavoline brenda ne lokal. "Dhe do vije dikush. Sillu mire, po te vezhgoj" shtoi ai dhe u mbeshtet ne banak. Ema u ul ne vendin ku tha tutori dhe po priste ne ankth. (Po Livia nga eshte) thote ajo dhe fillon te hedhe syte neper lokal se mos dallonte Livian. "Mirmbrema" u degjua nje ze mashkulli. Ema kthen koken dhe dallon trupin e tij, me pas ngre koken lart dhe e shikon ne fytyre. Ishte nje burre rreth 30 vjec, me floket e kthyera anesh, i rruajtur, fytyra i shkelqente. Ema nuk foli, mbasi e pa uli koken. Burri u ul dhe beri me shenje per nga Banaku. "Te perhershmen" foli ai kur njera nga kamarieret u afrua. "Ju?" pyeti ai Emen. "Vodka" tha Ema me gjysem zeri. Kamarierja u largua. Burri u kthye per nga Ema, hodhi kemben mbi kemben tjeter dhe bashkoi duart duke gershetuar gishtat. "Si quheni?" "Ema" "Nga jeni Ema?" "Shqiperia" "Ah shqiptare" tha burri si i zhgenjyer duke hequr ngerdheshjen qe kishte ne fytyre, megjithate mblodhi serish veten dhe buzeqeshi serish. Kamarierja solli porosite dhe u largua. Ema mori goten me vodka dhe e piu menjehere te gjithen. "Deshiron te shkojme diku tjeter?" tha burri dhe e pa Emen ne sy. Mjekra ju drodh ne ate moment, duart nisen ti djersijne ndersa kembet nuk i rrinin dot pa levizur. Mbasi pa per nga tutori, i cili i beri me shenje te pranoi, Ema sheh nga burri qe kishte perballe. "Shkojme" tha ajo dhe u ngrit ne kembe. Dolen jashte. Ai hedh xhaketen e tij mbi supet e saj dhe Ema suprizohet, nuk e priste ate xhest. Me pas i hap deren e makines, askush nuk ja kishte hapur ndonjehere deren, as Bledi kur shkonte ta merrte ne shtepi kur ishin ne shqiperi. Ema u fut brenda, la xhaketen mbrapa dhe u mbeshtet. U nisen. "Hotel apo ne makine?" foli burri duke u futur drejt e me teme. Ema u drodh. "Po nese te them ne asnje vend?" tha ajo duke shikuar per nga burri. "Cdo te thuash?" Pyeti ai i cuditur. "Nuk jam ketu me deshiren time" tha Ema. "Edhe? Kam paguar. Ne hotel apo ne makine?" pyeti serish burri duke ngitur zerin pak me shume. Ema pa mbrapa dhe vuri re makinen e bardhe te tutorit te saj. "Ne hotel" u pergjigj e demolarizuar, sepse kishte shpresuar se ai do e kuptonte, klienti, do ndihej keq kur ajo t'i thoshte se po e detyronin, por jo, ne hotel ose makine, kaq ishte gjithcka qe ai ofronte.
