Klithmat e shpirtit 38
Ka momente ne jete, kur nuk duron dot asgje, askend, nuk do t'ja dish per asnje ne bote, madje as per veten. Por ka dhe momente te tilla, qe te futen ne jete njerez qe te mbeshtjellin boten tende me prezencen e tyre, e bejne te bukur sado e shemtuar ka qene ajo, e bejne te bardhe sado e zeze ka qene. Njerez te tille quhen engjej. Jane njerez qe vijne atehere kur mendon se je fundosur, se ska me shpres. Atehere kur dorzohesh dhe e leshon veten drejt shkatrrimit, shfaqen dhe te kapin doren duke te ngritur lart. I tille ishte edhe ai, djali i parkut, keshtu e kishin therritur te dyja, pasi akoma nuk ja kishin mesuar emrin. Per disa kohe, ne heshtje ai kishte qene prezent ne jeten e Emes, duke e ndjekur ndonjehere mbrapa por ajo nuk e kishte vene re. Madhe i kishte mesuar edhe shtepine. Ajo per ate ishte sic ishte ai per Emen, nje shpetim, nje engjell, nje dore per ta terhequr lart. Ajo e kishte nxjerre ate nga gropa e trishtimit qe kishte kohe qe kishte rene, ndersa ai ja zbukuroi disi ato muaj asaj, me prezencen e tij, sidomos naten kur ndejten perqafuar deri ne mengjes. Livia nderkohe ishte e shqetesuar per rrjedhen qe po merrnin gjerat. Emes nuk i kishte treguar asgje ne lidhje me mundesine e transferimit ne Angli. Po priste nje konfirmim te sigurt, qe nese do ndodhte, te pergatitej per nje arratisje bashke me vajzen e saj. Por Ema e kishte vene re sjelljen e dyshimte te Livias ato dy dite. E kuptonte kur i fshihej dicka dhe sidomos te Livia, qe edhe pse jo shume muaj me te, kishte arritur tja kuptonte huqet dhe shtigjet per tu futur thelle brenda mendimeve te asaj. "Pse nuk del?" e nderpret Livia Emen, e cila kishte vendos koken ne mbeshtetsen e divanit dhe po mendohej. "Ku te shkoj?" "Dil. Shko ne park. Ndoshta do jete edhe djali parkut aty, takoje dhe mesoja ate dreq emri" tha Livia me te qeshur. Ndersa Ema qendroi serioze sic ishte. "Eshte dicka egoiste nga ana ime te afrohem me ate. Ai eshte ndryshe. Fjeta me te dhe as nuk guxoi te bente dicka per te treguar mungese respekti. E kupton? Thjesht fjeta me nje mashkull, isha pothuajse lakuriq dhe ai me respejtoi" foli Ema. "Dashuria nuk njeh kufinj" tha Livia per te justifikuar ate qe Ema po mundohej te tregonte. "Dashuria? Prej dashurise jam ketu ne kete vend larg familjes, duke u shkerdhyer me ke te dal, pse? Per disa para te qelbura. Jo. Dashuria vetem shkatrrim me solli. Nuk i besoj me" "Dashuria te solli ketu dhe vetem dashuria mund te largoi serish" tha Livia per ta kundershtuar. "Nuk eshte e drejte per te. Ai eshte njeri i mire, meriton dike me te mire se nje prositute. Nuk mund ta lendoj. Pastaj jam e sigurt qe sapo te marr vesh se cfare jam, do largohej me sekonda" tha Ema disi e revoltuar. "Nuk ka dashuri per prostitutat" shtoi ajo me nje ton zeri te trishte dhe te pashpres. Livia e dinte se keto ishin te verteta, ose te pakten ishte e veshtire qe dikush te dashuronte nje prostitute, ndodhte rralle here. "Ndoshta te pranon keshtu sic je" "E nese jo? Ku ta dergoj dashurine pastaj? Nuk e mbys dot me brenda meje. E kam nje kufome dashurie brenda, nuk mund t'i bej dy" foli Ema e me pas u ngrit dhe sillej qark neper dhome. Per nje moment, Livia mendoi t'i tregonte per ate qe me shume gjasa mund te ndodhte, por me pas heshti, e pa qe ishte totalisht e dorzuar dhe e pashpres me ato qe jeta po i ofronte si zgjedhje, e do shkatrrohej me teper nese merrte Vesh edhe ate. Keshtu mendoi Livia dhe heshti, gje qe kushedi sa do e paguanin te dyja. "Dua te pi hashash. Po cmendem. Me gjej dike qe shet" tha Ema e nervozuar. Livia i hodhi nje veshtrim siperfaqsor neper fytyre dhe mori telefonin ne dore. Formoi nje numer dhe beri porosine qe Ema kerkoi.
