Klithmat e shpirtit 30
E cuditur, Ema, ulet dhe merr fotografite, te cilat fillon t'i kaloi njera pas tjetres. Nje vajze rreth 3 vjecare, me floke te verdha, sy blu, faqekuqe, fytyr bardhe dhe buzekuqe nga natyra, dukej si ta kishte pikturuar vete piktori me i afte ne bote, aq e bukur ishte. (Po kjo?) Pyet veten Ema. (C'do Livia me fotot e nje femije ne cante?) Me pas u ul dhe mori letrat e rena perdhe, disa zarfe dhe tualetin e saj. Ne fillim mendoi te hapte zarfet e te shikonte c'kishte ne to, por ju duk e tepert, megjithate lexoi pak mbi zarf, nje adrese e nje shtepie jetimore, nga ku ishte derguar posta. I mblodhi te tera dhe i futi serish ne cante, bashke me librin e djalit. "Ej, po shkrimi im?" tha djali duke therritur nderkohe qe Ema largohej. "Nje here tjeter" thote Ema duke u larguar. Nderkohe qe ecte, si nje milingone ne mes shume te tjerash, ne turmen qe perngjante si nje vershim lumi, mendonte se c'lidhje kishte Livia me ate femije dhe gjeja e pare qe i vinte ndermend ishte mendimi qe Livia ka nje femije.! Nxitonte, por as vete nuk e kuptonte pse ishte aq e revoltuar, prej faktit se ja kishte mbajtur te fshehte apo sepse ai femije mund te perdorej nga organizata kriminale qe i mbante te varura me kercenime. Sapo arriti ne shtepi, mbasi shtyu deren e nervozuar, filloi te kerkonte neper dhoma. Livia nuk ishte. Ema u ul ne kolltuk dhe me qetesi nisi te shikonte edhe nje here fotografite e vajzes se vogel. Ngjante aq shume me Livian sa ja shtonin edhe me teper dyshimet qe i verdalliseshin ne koke. Kaluan 30 minuta dhe doreza e deres kerciti, me pas u degjua puthitja e deres me kasat. Takat e livias qe troksinin ne parmak e qe afroheshin cdo here e me shume ne dhomen e ndenjes, aty ku Ema ishte ulur ne kolltuk, me nje filxhan kafe ne dore, kafe turke, e cila i sillte ndermend dhe i shuante mallin per shqiperine dhe nenen e saj, qe ulej jasfhte te shkallet dhe pinte kafene bashke me te. "Po keto?" pyet Livia kur pa fotografite te haperdara ne tavoline. "Ke rremuar ne canten time?" e pyet serish, kete here e revoltuar. "Nuk e ke vene re qe ke canten time ne krah?" i thote Ema. Livia heq canten nga krahu dhe mbasi e hap kupton gjithcka. "Nuk kam rremuar asnjehere ne gjerat e tua, kete here ndodhi padashur, ose duhet te ndodhte keshtu" shtoi Ema. Livia u ul prane saj, mori frym thelle, vari koken ne mbeshtetsen e kolltukut dhe me pas shfryu. "Duhet ta kisha thene me pare, thjesht s'doja te kishe problemet qe kam une, nuk doja te perfshija edhe ty." tha Livia. "Domethene eshte sic mendoj une? Ti ke nje femije?" e pyet Ema. "Eshte sic mendon ti" pergjigjet Livia. "Por nuk duhet ta dije kete gje, nuk duhet ta merrje vesh" shtoi disi e shqetesuar. "Pse e thua kete?" pyet Ema e cuditur. "Te kesh femije eshte dicka e mrekullueshme. Une gjithmone e kam enderruar te kem nje femije" shtoi ajo. "Por jo ne keto rrethana." foli Livia duke e nderprere. "Ku qendron problemi, pervec asaj qe bejme" "Ti nuk duhet t'i thuash njeriu per kete gje, askujt. Nese Marko merr vesh se ti e di, me vret mua edhe ty bashke" tha Livia tej mase e shqetesuar. "C'lidhje ka Marko?" "Mban mend qe te kam thene se kam dashur fort dike?" "Kur te pyeta nese ke dashuruar ndonjehere?" "Po per atehere. Dhe une te thashe se vdiq duke u perpjekur per te me nxjerr nga kjo rruge. Marko ishte ai qe e vrau, sepse u arratisa me te, prej faktit se isha shtatzane dhe Marko donte qe te abortoja. Une nuk doja, keshtu u largova, gje qe i kushtoi jeten atij. Marko me gjeti, por ishte vone. Une kisha lindur" tregoi Livia, ndersa Ema u tremb edhe me shume nga c'ishte. Kercenimet e tyre i kishte marr thjesht si presion per ta mbajtur te lidhur qe mos largohej, e ndersa tani kuptoi se nuk ishin thjesht kercenime, sepse kishte te bente me njerez teper te rrezikshem. "Po me pas cfare ndodhi?" "Me pas me solli ketu. Vajzen e futi ne nje jetimore sepse nuk kishte zemer ta vriste. Shkoj e takoj fshehurazi. "Mendo sikur ajo ka vdekur tashme" keshtu me tha ate dite kur e futi ne jetimore. Dhe nese e merr vesh qe shkoj e takoj, me vret. Kaluan pak muaj dhe me pas u shfaqe ti." "Domethene ajo eshte shkaktu pse ti ben kete qe ben!? Te kercenon se do i bej keq asaj? apo jo?" "Po. Asaj dhe ty, Une po paguaj pse u largova atehere, por ti ske asnje faj, ti je ketu aksidentalisht. Thjesht fat i keq." tha Livia dhe nisi te qante. Ndersa Ema mendonte se cfare mund te ndodhte me te nese tentonte te largohej, kur ai nuk ndjente meshire per femijen e vet.
