Klithmat e shpirtit 33
Jasht ishte nje dite e bukur. Pranvera kishte marre pushtetin ndaj dimrit dhe po sundonte do dite dhe me fuqishem. Gjethet e pemve ishin me jeshile se cdo here tjeter. Lulet kishin filluar te celnin. Njerzit kishin nje tjeter cehre ne fytyre, pak shprese lulzonte ne syte e tyre. Ate dite, bashke me Livian, Ema kishte dal nga parku, sic bente cdo here kur koha ishte e ngrohte. Edhe pse nuk donte ta pranonte, genjente veten se nuk kishte asnje pike deshire per te shikuar djalin qe lexonte libra ne stolin perballe stolit ku ulej ajo. Edhe pse e kerkonte me sy kudo neper park, se mos ndoshta kishte hequr dore nga stoli perballe saj dhe ishte ulur ne tjeter stol. "C'po kerkon?" e pyet Livia nderkohe qe ngacmonte celularin e here pas here shikonte Emen me bisht te syrit. "Asgje, thjesht po shikoj parkun" tha Ema duke u kthyer per nga Livia. "Genjeshtare" foli Livia duke buzqeshur. "Ndoshta vjen sot. E kam vene re se vjen gjithmone te djelave" shtoi Livia. "Per cfare e ke fjalen?" pyet Ema si e paditur. "Asgje asgje" u pergjigj Livia dhe filloi serish te luante te celulari. Nuk zgjati shume dhe ai u shfaq, me canten e tij te vogel, kapelen e rrumbullaket ne koke, duke ecur drejt tyre. Livia ngacmoi Emen me kembe, pasi ajo ende nuk e kishte vene re. Kur e pa, se c'ju krijua nje si grumbull ne stomak, dicka qe e mbeshtoilli ne kraharor, e deri ne shpirt. "Mirmengjes vajza" tha ai dhe me pas u ul ne stolin perballe. Livia e pershendeti, ndersa Ema vazhdonte te bente indiferenten dhe moskokcarsen. Ai vendosi syzet, ferkoi mjekren djaloshare dhe me pas nxorri nje liber nga canta.Ne ate moment, Emes i erdhi ndermend Libri qe ai i kishte dhene. Nga gjerat qe kishin ndodhur e kishte harruar fare, madje as nuk e dinte se ne c'vend e kishte lene. "Cfare libri po lexon?" pyet Livia si per te shkrire akullin dhe heshtjen qe gumezhinte ne atmosfere, pavarsisht shikimeve te Emes dhe tij qe perplaseshin shpesh here. "Dashuria ne kohen e koleres" pergjigjet ai duke treguar edhe kopertinen e librit. "E kam lexuar" tha Livia. "Ema une po shkoj deri diku dhe erdha, me prit ketu" shtoi ajo duke ja bere me sy dhe u ngrit, mori canten dhe u largua. Ema u xhindos. "Me ke nje shkrim borxh" tha djali qe nga stoli nga ana tjeter rruges ndarse te parkut. Me pas u ngrit dhe u afrua tek Ema. "Mund te ulem?" pyet ai dhe u ul. Ema qeshi. "Mund te ulesh meqe me pyete" thote ajo. "Gjithmone jeni kaq nevrike dhe hundperpjete?" "Une hundperpjete?" "Po, madje po guxoj t'ju quaj edhe genjeshtare. Me premtuat shkrimin dhe iket ate dite." Ema buzeqeshi serish. "Me jep nje stilolaps dhe nje flete" i thote ajo. Ai filloi te rremoje ne canten e tij. Nxorri nje laps dhe nje fletore. Ema e vuri fletoren ne preher dhe nisi te shkruaj. Ndersa ai largoi syte per te mos shikuar, do i pelqente me teper ta lexonte kur ta merrte ne dore. "Urdhero" tha Ema duke i drejtuar fletoren. "Kaq shpejt?" tha ai dhe mbasi mori fletoren lexoi... (Je i vogel per mua) Qeshi. Mori lapsin dhe nisi te shkruaj. (Me pelqejne te medhate) pastaj ja dorzoi Emes, e cila qeshi me ze kur e lexoi. (Sic the edhe ti une jam genjeshtare. Jam e vogel jo e madhe) shkruajti ajo dhe ja dorzoi. (Atehere kemi gjetur njeri tjetrin, sepse edhe une jam genjeshtare P.S qeshni edhe nje here) Ema mori fletoren dhe mbasi e lexoi e pati te pamundur te mos qeshte. (Hiq dore) (S'jam njeri qe dorzohet lehte) (Jam e lidhur) (Ska gje se te zgjidh) shkruajti ai dhe pikturoi nje zemer. Ema qeshi serish. Me pas beri nje te krisur ne mes te zemres. Ai mori fleten. E grisi ne mes te zemres dhe pikturoi nje tjeter zemer ne fleten tjeter. "Pse e bere kete? Pse e grise zemren?" e pyet Ema e cuditur. "Sepse s'duhet te kete nje zemer te plasaritur nje vajze kaq e bel si ty" "Nje vajze si une nuk ka zemer fare" tha Ema dhe ne fytyre mori nje pamje te trishte.
