Klithmat e shpirtit 22
Ate nate, me shume se kurre, edhe me shume se diten kur e perdhunuan te droguar, Ema ndihej nje plack, nje send qe vlersohej me lek dhe me cmim fare te ulet. (Po sendet neper dyqane ndihen keshtu? A vuajne cokollatat, pijet, e te gjitha sendet e tjera qe jane ne shitje? Vuajn se u kane vene cmim per te kenaqur njerzit? Une po, vuaj qe kam nje cmim tani e per te marr ate cmim duhet te shkoj me cdo mashkull qe me thone. E sheh Ema? Te thashe te mos ikje, por nuk degjon ti, do te besh sipas kokes, ah budallaqe budallaqe ku e fute veten) Mendonte me vete nderkohe qe qendronte shtrire ne shtrat, ne dhomen e pushtuar nga erresira. Nga dritarja dukej rruga e gjate qe ndricohej nga neonet e rruges, pertej perdes ngjyre bojqielli dhe xhamit te cikrosur nga pikat e shiut shtrihej asfalti i zi e i lagur nga shiu i lehte qe kishte rene. Ate nate fal zotit nuk kishte asnje klient dhe e derguan ne shtepi, ndersa Livia kishte shkuar diku me nje klient. "Po sikur te marr Bledin ne telefon?" "Jo, do ndihesha me keq, me mire jo" "Po sikur ta marr vetem per t'i degjuar zerin e pastaj ta mbyll?" "Hmm me siguri do mendonte se eshte ndonje nga ato kurvat qe e merrnin gjithmone ne telefon" "Ne dreq, do e marr njehere" Shkoi tek telefoni, formoi numrin me kodin per te fshehur numrin dhe e vuri telefonin ne vesh. U degjuan disa zile, me pas zeri i tij i pergjumur. "Alo?" Ema u drodh. Nuk kishte kaluar aq shume kohe, por ndihej sikur vitet kishin shkuar. "Me ka marr malli Bled" tha me vetem e saj e lotet i shkane neper fytyre. "Alo kush eshte?" foli serish Bledi. "Jam une Ema. Bled eja me merr, me rrih me torturo, me bej cte duash vetem me largo nga ketu" i thoshte ne mendje te gjitha ato qe donte t'i thoshte me ze. "Ema, ti je? Te njoh nga menyra si merr fryme" Ajo u shtang. Menjehere mbylli telefonin dhe vrapoi ne shtrat duke qare. Vendosi jastekun mbi koke dhe nxorri trishtim nga syte, shume lot, aq sa kllefi i jastekut u qull. Ndermend solli te qeshuren e tij, kur e shikonte ate dite qe ajo u rrezua nga bicikleta, ndersa ajo e shikonte me inat duke ferkuar gjurin. Ishte ai qe i mesoi shume gjera, bicikleten, te pinte cigare, te pinte alkool, hashash, i mesoi te qeshte me shpirt gjithashtu edhe te qante. Edhe dashurine ai ja mesoi, me pas e la pasdore te harruar ne nje shtepi te kthyer ne burg. Ju kujtua momenti kur u fut ne klasen e saj dhe para klases i shkruajti emrin ne derrasen e zeze dhe ne fund "E imja" ate dite edhe zysha e letersise buzeqeshi, e vajza te tjera u ndjen xheloze. Sa e lumtur kish qene atehere. "Ndersa tani rri qaj ketu" tha ajo duke hequr me duar lotet nga faqet "Bote shkerdhate. Asgje nuk bera te keqe, askujt nuk i bera keq, pse duhet ta meritoja kete fat!" shtoi e nervozuar. "Jete e poshter" vazhdoi duke uleritur e nderkohe godiste jastekun, deri kur u shtri prap duke qare. Livia u fut brenda. Ishte ora 02 e mengjesit. Shtyu lehte deren ku flinte Ema dhe e veshtroi me dashuri. E kishte marr aq shume perzemer ate vajze, ndoshta edhe prej faktit se ndihej fajtore qe e kishte futur ne ate rruge. Mbasi beri nje dush, per te hequr nga trupi prekjet dhe puthjet qe kishte marre. Veshi mbathjet dhe recipetat dhe shkoi ne dhomen e Emes, u fut brenda batanijeve, mbeshteti barkun ne shpinen e saj, i vendosi doren prane barkut dhe mbylli syte. Ema e ndjeu dhe i mori doren duke ja shtrenguar me te sajen. "Je mire?" e pyet Ema. "Jo" tha Livia me zerin qe ju drodh. "Kthehu dhe me perqafo te lutem" shtoi Livia. Ema u kthye dhe e perqafoi ashtu e pergjumur sic ishte. E dinte ate ndjesine e poshter, kur ke nevoje deshperimisht per nje perqafim, sidomos per ate lloj gjendje.
