Klithmat e shpirtit 26
Ishte mengjes kur dolen nga vila dhe u nisen per ne shtepi. Menjehere sapo u futen ne makine, pyetja e pare qe ju drejtua Livias, me nje vrazhdesi ishte "E bere videon?" Livia tundi koken ne shenje pohimi dhe nxorri kamren nga canta. Me ta marr ne dore, e pa videon dhe menjehere lajmruan Markon ne telefon. "Pagesen mund ta mbani te teren per vete, e keni shperblim nga Marko" tha ai. Menjehere u nisen. "Per cfare duhet ajo video?" pyet Ema me ze te ulet. "Mendo pak se cfare mund t'i kerkosh nje gjykatsi duke e kercenuar me publikimin e nje video te tille?" foli Livia me ze te ulet gjithashtu. Ema e kuptoi. Gjithcka kishte te bente me shantazhin. I solli ndermend episodet e filmit Oktapodi dhe Vetja po i dukej nje aktore, vecse nje aktore qe i perjeton dhimbjet realisht. Nuk folen me derisa arriten ne shtepi. Kaluan disa ore bashke duke shikuar televizor. "Dalim?" tha Livia duke shikuar per nga Ema. "Ku?" "S'e di, blejm gjera, shetisim, te kenaqemi" "Dalim" tha Ema dhe u ngrit ne kembe. Dielli kishte larguar cdo re, qe dite me pare kishin sjelle shi dhe ai shi shkaktonte gjithmone trishtim tek Ema. "Sot nuk dole ne mengjes" tha Ema duke shikuar per nga Livia. "Cdo mengjes del, sot jo" "Nuk kam pune ndaj" pergjigjet Livia duke buzeqeshur. Nderkohe Ema mendonte ende se Livia fshihte dicka, askush nuk ja hiqte ato dyshime nga koka pa e vertetuar vete. Rruga i drejtoi per nga parku, ku u ulen te i njejti stol ku Ema kishte qene nje dite me pare dhe si per cudi, i njejti djale qe kishte qene nje dite me pare ishte edhe ate dite. Veshtrimet mes Emes dhe tij sikur krijonin nje tingull sa here perplaseshin, nje tingull qe Vetem ajo dhe ai e degjonin. "Sa bukur buzeqesh" mendonte Ema. Ndersa Livia nderkohe fliste por asnje fjale nuk futej ne koken e Emes. Ajo buzeqeshje i kishte dale mbreme sa here mbyllte syte, gje qe e friksonte aq shume Emen sa mundohej ta zhgarraviste imazhin e tij me imagjinate. "Po me degjon?" foli Livia "Sigurisht" ja kthen Ema duke i buzeqeshur dhe u fokusua te ajo. "Dukesh ndryshe, c'pate?" "Si dukem?" "Ke nje shkelqim ne sy, dukesh e lumtur" "E lumtur? Lumturia nuk eshte pjese e imja" tha Ema. "Ti mund te thuash cte duash por ke nje shikim ndryshe" tha Livia e me pas hodhi syte per nga Stoli perballe. "Aha, pa shiko pa shiko" shtoi ajo duke u kthyer serish per nga Ema. "E mire mjaft tani" foli Ema e skuqur ne fytyre. "Eja te ikim" shtoi ajo duke e marr Livian nga krahu, e cila pershendeti me dore djalin, qe qeshi duke ja kthyer pershendetjen. Ditet kalonin. Cdo mbremje nga nje mashkull ne shtrat, ndonjehere edhe dy brenda nje nate ne ore jo te njejta. Vertete kishte grumbulluar shume lek, por kishte humbur shpirtin. Tre muaj kishin kaluar. Tre muaj larg tij. E zhveshur neper shtreter te huaj, ne krahet e te tjere meshkujve, nje loder seksuale qe paguhej per te falur kenaqsi. Dhe cdo nate e njejta pyetje e bere vetes "Ku humba keshtu". Lot. Dhimbje. Trishtim vorbullues. Shpresa te vdekura dhe nje deshire e madhe per te vdekur. Ato tre muaj kishte menduar gjate, edhe per Bledin, dashurine e saj te pare, por edhe per djalin e parkut kishte menduar edhe pse nuk e kishte hasur me me park. Ora ishte 11:23 kur mori telefonin, formoi numrin e Bledit dhe priti ne cdo zile te nderpritej nga zeri i tij "Alo" u degjua nga pertej telefonit. "Bled?" foli ajo me zerin e saj qe dridhej. "Ema? Ti je?".. Ajo heshti. U kthye pas ne kohe, serish, e bente shpesh. Ishte ai qe e merrte cdo here ne telefon, edhe kur ziheshin ndonjehere, edhe pse ai kishte faj, serish e merrte Vete ne telefon. Ju kujtua se ishte ai, Bledi qe bente gjithcka qe ajo te qeshte, madje edhe rolin e trapit, te budallait, rrezohej vetem qe ajo te qeshte, binte nga krevati.
