Klithmat e shpirtit 27
"Po, Ema jam" tha ajo duke u munduar te mbledh veten. "Ku je Ema, ktheu te lutem" "Ku te kthehem? Eshte vone tashme Bled." "Asnjehere nuk eshte vone. Kam ndryshuar." "Kete here po eshte vone. Ke ndryshuar? E kam degjuar shpesh here kete gje. Nejse, si je?" "Keq. Pa ty jam keq" Ema heshti. Gjithmone kishte besuar gjithcka qe ai thonte, madje edhe kur e dinte se genjente serish e kishte besuar, edhe kete here. U mundua te mos e jap veten por nuk mundi dhe menjehere fiku telefonin. Nese vazhdonte te fliste me gjate do perfundonte duke qare e do i kerkonte te shkonte ta merrte. Doli jashte dhe u largua nga aty. Vetem ecte, e menduar, trishte dhe e deshperuar. Kerkonte nje rrugdalje, nje shprese se do behej mire, se ky makth do perfundonte nje dite, por asgje, asnje drite shprese, vetem terr. Serish e njejta gje. Lakuriq ne shtratin e dikujt te martuar, te bashkshorti, te nje babai qe i tradhton femijes nenen, te nje mashkulli qe kerkonte veten neper epshe e pasione kenaqsish seksuale. Cdo mashkull kishte kaluar, te rinj dhe te vjeter, aq sa nuk i benin me pershtypje, hapte kembet, mbyllte syte dhe duronte deri sa ai te ngopej. Kishte hasur edhe tipa te dhunshem, qe nuk kenaqeshin pa shkaktuar dhimbje dhe kundrejt nje pagese te mire tutoret lejon gjithcka pavarsisht se ne fillim i premtuan se askush nuk do u bente keq. Perkundrazi. (Kjo qenka jeta e nje prostitute?) mendoi me vete nderkohe qe ishte poshte nje mashkulli ne dhomen e nje hoteli. Nderkohe ai vazhdonte, ajo mendonte se si do ishte jeta nese do kishte qendruar ne shtepi, ose te ishte kthyer ne Shqiperi. Mendonte edhe per Bledin, per zerin e tij qe i lutej te kthehej, ajo donte te kthehej, por ishte e lidhur tashme pas nje jete qe nuk e liNte te ikte. Mendonte edhe per djalin me buzqeshje te embel qe kishte pare ne park. "Ktheu" degjoi zerin e burrit qe kishte ne shtrat. U bind. Ishte detyra e saj. Ai vazhdoi serish, ndersa ajo ne dhimbje e siper mendonte serish, per lulet, per mbremjet ne Durres buze detit, per Tiranen ne mbremje, per nje caj ne shoqerin e nje libri, per perqafimet se c'ndjesi kane, sepse kishte kohe qe nuk merrte nje perqafim plot ndjenje, vetem shtrengime te pasmesh, hapje kembesh, kapje gjoksi, buze te pista e prekje perverse. (Po dashuria?) mendoi ajo. Dashuria ishte larg, meshira ishte gjithashtu larg. Mbremjen e se Henes, rreth ores 21, teksa qendronte ne lokalin e perhershem, i afrohet nje burre qe dukej rreth 40 vjecar. "Sa?" e pyeti ai duke u futur drejt e ne teme. Ema e pa nga koka te kembet dhe per nje moment ndaloi te syte e tij, ishin njesoj si syte e saj, sy qe kerkonin ndihme. "Sa te duash" ja ktheu ajo pa e menduar. "Shkojme ne shtepine time" ja kthen ai dhe niset para. (Ne shtepine time!?) mendoi Ema e cuditur. Pervec gjykatsit askush nuk e kishte futur ne shtepi, por vetem ne hotele dhe ne sendiljen e pasme te makines. Ndryshe nga cdo mashkull tjeter qe kishte pasur klient, ai e trajtoi embel, e puthi, e preku plot deshire, nuk ushtroi force dhe gjithcka e beri butesisht, madje ne fund e mbeshtolli ne krah dhe e perqafoi! Eh, njerzit, ndonjehere perqafojne sepse duan te perqafohen. Ema u struk e sigurt ne krahet e tij dhe mbylli syte. Ne mengjes, arriti te shikoi dhomen ku gjendej. Ne komedinen e dhomes ndodheshin fotografi te dy femijve te vegjel. Pasqyra gjithashtu ishte plot me te tilla. "Mirmengjes" u degjua zeri tij, nga pertej deres ku ishte perballe guzhina. Me nje filxhan caji ne dore, u afrua te Ema dhe ja vendosi mbi koken e krevatit. "Mirmengjes" ja ktheu Ema. Askush nuk e ksihte trajtuar ashtu, madje as Bledi nuk kishte marr mundimin t'i conte kafe apo caj ne shtrat. "Me falni, dua te di emrin tuaj" shtoi Ema dhe mori filxhanin ne duar. "Flavio" u pergjigj ai i buzeqeshur. "Po ju?" "Ema" "Ema. Emer i bukur, me pelqen" "Femijet e tu?" pyet Ema duke shikuar nga fotografite. "Po, kane vdekur qe te dy" shtoi ai dhe nga syte sa nuk i shpetuan lotet. Ajo asnjehere nuk kishte pare nje mashkull te tille, me sy aq te vuajtur, te trishte. Gjithmone i kishte menduar meshkujt si qenie te ftohta, qe edhe pse ndjenin nuk e shfaqnin shume, sidomos kohet e fundit.
