Klithmat e shpirtit 28
Ema hodhi serish veshtrimin nga fotografite e dy femijve, me pas veshtroi syte e tij te qullet, sy lyer me ngjyren e trishtimit, qe transmetonin dhimbje dhe shprese gjithashtu. "Po ti ke humbur dike ne jete?" e pyet Flavio duke u ulur prane saj. Ema u mendua pak dhe me pas buzeqeshi ironikisht. "Po" u pergjigj ajo nderkohe qe shikonte filxhanin e cajit. "Veten, njeriun me te shtrenjte" shtoi Ema duke ngritur syte per nga Flavio. "Veten?" e pyet ai duke nenqeshur. "Askush nuk e humbet veten Ema. Ne humbasim njerez, te cilet na bejne te mos e duam Veten, por vetja eshte gjithmone aty, e fshehur brenda nesh, ne pritje per ta gjetur" shtoi ai. "Ndoshta" tha Ema duke buzqeshur me cepin e buzes. "E di? Kam fjetur me shume meshkuj keto kohe, por asnje mashkull nuk me ka trajtuar si ty. Ti bere dashuri me mua, me puthe, me ledhatove dhe ne fund me more mes krahesh. Mua kjo gje me beri te qaj." vazhdoi Ema. "Prostitute apo jo, nje femer mbetet femer dhe femra duhet trajtuar gjithmone me dashuri" foli ai duke kapur doren e saj. "Nuk dua lek nga ty, nuk me trajtove si prostitute, ndaj nuk dua te me paguash" tha ajo duke marr leket qe ishin mbi komedine dhe i vendosi ne doren e tij. "Nese tentoj t'i jap serish tani do ishte fyerje, ndaj nuk do e bej. Por do te jap dicka" tha ai dhe u ngrit dhe shkoi ne dhomen tjeter. Ema nderkohe u ngrit te vishej. Nderkohe qe mberthente recipetat, Flavio vjen me nje arush te kuq, te vogel sa nje pellembe dore. "Ky eshte nje nga arushat e djalit tim. Dua qe ta mbash dhe sa here ta shohesh te kujtohesh se ne jete ndodhin shume gjera te keqia, por ashtu sic ndodh kur bie shi heret ose vone del dielli, te mendosh se edhe per ty do dal dielli" Ema e mori dhe u ndie teper e lumtur. Ai arush ishte pagesa me e majme qe kishte marre ndonjehere. "Faleminderit. Do e kujtoj gjithmone" tha Ema e perlotur. Si nje zotri i vertete, Flavio e shoqeron Emen deri ne shtepi me makinen e tij. Mbasi pershedeten, Ema futet brenda ne shtepi e me pas Flavio largohet. "Po ky?" e pyet Livia nderkohe qe mbante nje pjate ne dore te cilen po e fshinte me peshqirin e vogel te enve. "Burri im i ardhshem" tha Ema duke bere ledhe. "Po mua ku do me lesh?" e pyet Livia duke u shtirur si e deshperuar. "Ishte nje klient, ndryshe nga te tjeret. Nje klient zoteri. Mashkull burre" tha Ema duke u mburrur. "Vertet? Ekzistojne ende keto specie? Mendova se kishin cof si dinezauret" tha Livia dhe Ema qeshi. Nxorri nga canta arushin dhe e vendosi prane shtratit te saj. Hoqi rrobat dhe u shtri ne shtrat. Per here te pare nuk bente dush pas nje nate pune. Nuk ndihej e piset, madje deshironte qe ato ndjesi puthjesh t'i ndjente ne lekure sikur qofte edhe per pak. Megjithate shpresoi se kjo ndjesi te mos i largohej shpejt, e te mos mbytej nga ushtria e trishtimit. Mbasi mbaroi se lari enet, Livia shkon ne dhome dhe shtrihet prane Emes. "Po ky arush?" pyet ajo. "Ma dha ai" "Domethene gjerat qenkan serioze" foli serish Livia. "Jo nuk e besoj. Kushedi a do e shoh me. Nejse. Te dua shume e di? Faleminderit qe je prane meje." tha Ema dhe e perqafoi. Ndersa Livia u shushat. "Sa e dashur sot" "Ndoshta kam nevoje te jem e dashur. Per te mos u ndjere per te pakten pak momente e ftohte dhe e vdekur" tha Ema, ndersa Livia me vemendje e shikonte ne buze nderkohe qe Ema fliste. "Te kuptoj fare mire. Do e kesh te veshtire te dalesh nga ajo gjendje, por jemi bashke dhe do ja dalim e kushedi ndoshta nje dite do mund te gjejme mundesine per tu larguar nga kjo menyre jete dhe ky vend" "Sa do doja. Do jepja gjithcka" tha Ema duke shikuar per nga tavani. "Mund te puth?" pyet Livia. Ema kthen koken dhe e sheh e cuditur. Livia ngre njeren vetull lart dhe vazhdon sheh Emen ne sy.
